• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri e Llatja inspektojnë rehabilitimin e rrugës tek “5 Maji”: Opozita ofron vetëm sulme politike

by A R
02/01/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja inspektuan punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës në lagjen “5 Maji”, që përfshin edhe asfaltimin dhe rrjetin e kanalizimeve.

Damian Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut deklaroi se ky investim është vazhdimësi e projekteve të shumta që po zbatohen në Elbasan.

“Ajo çfarë po shikojmë këtu është vazhdim i punëve të mira të nisura nga Bashkia e Elbasanit në të gjithë periferitë e qytetit. Zona që për shumë vite s’kanë parë investime. Kemi parë sesi u transformua rruga pranë kësaj zone dhe tashmë kemi një rrugë tërësisht të asfaltuar. Tani po vazhdohet me një çështje të rëndësishme që është çështja e ujërave të zeza, një kërkesë e kahershme e banorëve.

Është një punë konkrete e Bashkisë së Elbasanit”, tha Gjiknuri. Numri dy i socialistëve siguroi qytetarët se ky do të jetë ritmi i Bashkisë së Elbasanit për të adresuar nevojat e komunitetit. “Sapo ka filluar viti i ri dhe këtu vazhdohet puna me shumë intensitet. Ky do të jetë ritmi i vazhdueshëm i Bashkisë së Elbasanit duke adresuar problematikat e të gjithë banorëve.

Në fakt, ky është edhe mishërimi i asaj që karakterizon dhe bashkinë këtu, po edhe garën që na pret, pse ta fshehim!

Ne jemi këtu për të bërë punë. Ne jemi këtu për të transformuar qytetin, për të vazhduar investimet. Disa investime me fondet e bashkisë Elbasan dhe shumë të tjera me fondet e qeverisë shqiptare”, tha ai.

Gjiknuri nënvizoi se motoja në Elbasan është vetëm puna. “Motoja është: për qytetarët e Elbasanit punë dhe vetëm punë, ndërkohë që të tjerët ofrojnë thjeshtë luftën e politikës së Tiranës. Elbasanllinjtë, si njerëz të mençur dhe të urtë kërkojnë të jetojnë mirë, të përmirësojnë jetën e tyre, të qeverisen nga njerëzit që përditë mendojnë sesi të punojnë më mirë për të transformuar të gjithë lagjet e qytetit të Elbasanit. Gledi po e bën shumë mirë këtë. E ka demonstruar që ka ditur ta bëjë mirë dhe jam i bindur që megjithë përkrahjen tonë dhe qeverisë shqiptare ai do të vazhdojë ta bëjë këtë punë akoma më mirë” theksoi Gjiknuri.

Kryebashkiaku Gledian Llatja u shpreh se investimet do të vijojnë edhe në lagje të tjera, kryesisht në zonat informale.

“Është një mision i madh që ne kemi marrë përsipër në këtë mandat të parë për të mbyllur një problematikë shumë të madhe sidomos në lagjen “5 Maji”. Do vazhdojmë me investimet në sistemimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në shumë zona të tjera të Elbasanit, kryesisht në zonat informale. Ky vit i ri që sapo erdhi na ka gjetur duke punuar. Realisht, në Elbasan nuk kemi ndaluar asnjëherë punën, nuk kemi ndaluar asnjëherë hapjen e kantiereve, nuk kemi ndaluar asnjëherë inspektimet për të gjithë punët e mira që bëjmë për komunitetin”, tha ai. Llatja deklaroi se puna po vijon dhe në kantierët e tjerë të hapur dhe për shkollat e reja. “Po vazhdojmë gjithashtu me kantieret, me riasfaltimet, me ndërtimet e shkollave dhe shumë punë të mira që na presin në vitin 2023. Puna gjatë gjithë kohës në bashkinë e Elbasanit nuk ka ndaluar”, tha Kryebashkiaku Llatja.

/a.r

Next Post

Edhe në 2023-shin, kemi ende punë me Saliun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

“Do të shpërthejmë minat!”/ Trump paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave

April 12, 2026
Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

Moti i ngrohtë rikthen gjallërinë buzë detit, pushuesit nisin plazhin në Shëngjin

April 12, 2026
Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

Një mundësi për të ndryshuar mendje, Instagram lejon redaktimin e komenteve

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In