• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri dhe Llatja takime në Shirgjan: Politika më të mira e mbështetëse për bujqësinë; Vota për PS, garanci për rritjen e pagave dhe investimeve

by Java News
24/04/2023 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Politika më të mira e mbështetëse për bujqësinë”. Ky ishte premtimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut Gledian Llatja në një takim me banorët e Shirgjanit në Elbasan.

Gjiknuri nënvizoi rëndësinë e vijimësisë së bashkëpunimit të mirë mes qeverinë qëndrore dhe pushtetit lokal që është përkthyer në më shumë investime.
“Binomi bashki – qeveri ne duhet të na lidhë shumë mirë në zgjedhjet e 14 majit. Prandaj edhe në këto zgjedhje në 14 maj, ne kemi mundësi që me votën për Gledin, votojmë Gledin si kryetar bashkie, por votojmë dhe të gjithë ekipin e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën sepse nuk jemi të shkëputur. Ata tremben nga fjala ekip. Kur flas unë thonë pse përmend fjalën ekip pse se merr si garë individi. Aty nuk po zihen dy lojtarë në ring, kush këndon më mirë apo kush reciton më mirë. Jo! Konkurrojnë ekipi politik, filozofia, e kaluara jote dhe e ardhmja që ti premton”, tha ai.

Numri dy i socialistëve siguroi se kandidati socialist ka gjithë mbështetjen nga qeveria Rama dhe ekipi i PS për të çuar përpara projektet. “Gledi e ka treguar me punët e tij. Premtimi i Gledit nuk është vetëm premtimi i Gledit, është premtimi i të gjithë këtij ekipi politik. Kur thotë Gledi jam dhe unë mbrapa është dhe gjithë qeveria e Ramës nga mbrapa. Prandaj shanset për t’u përmbushur ajo që thuhet është shumë më e lartë. Edi Rama dhe Partia Socialiste na çon përpara. Me një Parti Socialiste që dhe dëgjon, reflekton mbi gjërat që dhe s’kanë shkuar mirë, ne jemi të bindur që në katër vjeçarin tjetër dhe në bashki po patjetër dhe në qeverisjen e përgjithshme do të jenë politika më të mira e mbështetëse për bujqësinë”, deklaroi ai.

Gjiknuri, që është njëherësh dhe drejtues politik i qarkut u shpreh se alternative përballë është një riciklim i Berishës dhe i Metës. “E dyta çfarë organizate përfaqëson dhe kush është ekipi jot? Jam vetëm unë thotë, jam profesor! A për profesor shko në Universitet! Kush është ekipi jot? Sali Berisha dhe Ilir Meta. S’do ta thotë ai. Këtu se thotë, në televizor e thotë. Kështu që kur të vijë ai individi këtu shikoni dhe çfarë përfaqëson nga mbrapa. Dhe thashë, përfaqësia që ai ka këtu, delegimi i tij nuk ka asnjë alternativë për Elbasanin”, theksoi drejtuesi politik i PS-së.

Duke u ndalur tek projektet në 4-vjeçarin e ardhshëm, Gjiknuri tha se krahas Bypass-it, një vëmendje më e madhe do t’i kushtohet dhe bujqësisë.
“‘Bypass-i’ ndikon tek ju, vazhdimi i Unazës bujqësore ndikon direkt tek ju, programet e IPARD ndikojnë direkt tek ju. Kanë qeverinë nga mbrapa. Po qoftë dhe në kanalet vaditës që po investohet, kanë qeverinë nga mbrapa. Prandaj binomi qeveri e Partisë Socialiste dhe bashki e qeverisë socialiste është shumë i rëndësishëm për këto zgjedhje. Prandaj them diferenca është e dukshme dhe e madhe. Të tjerët vijojnë me premtime boshe. “Bypassi” do të sjellë më shumë mundësi për furnizim edhe me kosto më të lirë për të tjerët, por njëkohësisht edhe mbështetja që do të keni për serat edhe produkte të tjera sipas zones”, tha Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm shprehu bindjen se politika e rritjes së pagave dhe pensioneve do të sjellë dhje një shërbim më të mirë të qytetarëve.
“Edhe rritja e pagave për administratën shtetërore nuk është thjesht rritje page për administratën shtetërore. Është edhe për një element tjetër që ne aty të kemi njerëzit më të mirë. Politika e rritjes së pagave do ndikojë dhe në një element tjetër dhe unë dua ta ndaj me ju. Rritja e pagave dhe rritja e pagës mesatare në të gjithë Shqipërinë duke synuar 900 euro për individ do të rrisë dhe fondin e sigurimeve shoqërore. Do të sjellë hapin tjetër, rritjen e pensioneve. Po që ne t’i çojmë përpara të gjitha këto, na duhet mbështetja që t’i fitojmë këto bashki, por njëkohësisht dhe stabilitet për qeverinë. Vota për këto zgjedhje në bashki është dhe votë politike për qeverinë “Rama” dhe qeverinë e Partisë Socialiste”, deklaroi Gjiknuri.

Kryetari i Bashkisë Llatja njohu fermerët me Grupin Vendor të Veprimit i cili është një organizim që ndihmon drejtpërdrejt fermerin duke krijuar mundësinë e një tregu të sigurt për prodhimet e tij. Ai nënvizoi se tashmë prodhimet kanë mundësi të ambalazhohen, çertifikohen dhe tregu është i garantuar. “Në janar të 2023, pas shumë konsultimesh dhe ekspertizash kemi krijuar grupin e veprimit vendor të bashkisë së Elbasanit që është grupi ku pushteti vendor ka 1/3 e përfaqësuesve të tij, fermerët kanë përfaqësuesit e vet dhe pikat e grumbullimit apo të tregtimit kanë përfaqësuesit e tyre. Duam akoma të rrisim kapacitetet tona, jo vetëm në Shirgjan, jo vetëm në Tregan, jo vetëm në Bathës, jo vetëm në Gjergjan, por në të gjithë bashkinë e Elbasanit që të fuqizojmë fermerët, ky është qëllimi jonë. Sot fermeri nuk është më vetëm, sot fermeri i Elbasanit nëse do të bashkohet, nëse kërkon ndihmën e pushtetit vendor e ka bashkinë e Elbasanit nga mbrapa për ndihmë, bashkë me ekspertët, bashkë me agronomët, bashkë me veterinerët, bashkë me ministritë. Këto janë modele të mira”, tha ai.
Kreu i Bashkisë deklaroi se këto 4 vite kanë qenë vite pune në fshat. “Grupi i veprimit vendor dhe politikat tona të standardizuara kanë si qëllim në vetvete që ne të prodhojmë vajin e ullirit me cilësi, të lidhet një kontratë për eksportin e përgjithshëm, të kemi laboratorët, pikat e grumbullimit, të ketë një etiketë, të ketë një produkt” vuri në dukje Llatja i cili kërkoi mbështetje për të vijuar më tej punën në ndihmë të fermerëve.

Deputetja Desantila Tahiraj theksoi se Gledi nuk është vetëm, por premtimet e tij kanë garancinë e numrit dy të PS, Damian Gjiknurit dhe gjithë ekipit të PS.
“Gledi është kryetar sot e në vazhdim, sepse e bën puna, e bën mbështetja që ka nga njerëzit, kryetar e bën bashkëpunimi që ka me njerëzit, kryetar e bën çfarë ka bërë për njerëzit, veprat e mira. Edhe në 4 vitet që do vijnë, Gledi me mbështetjen tuaj do të bëjë akoma më shumë punë”, tha Tahiraj.

Next Post
Si dukej Kiara Tito në fëmijërinë e saj? Një fotografi që nuk e keni parë më parë

Si dukej Kiara Tito në fëmijërinë e saj? Një fotografi që nuk e keni parë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In