• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri: Brenda vitit nis puna në aksin Shkolla Teknologjike-Sheshi Shqiponja

by A R
18/03/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjiknuri tek Unaza e Madhe e Tiranës: Hapen rrugët ndihmëse tek Komuna e Parisit

Përfundojnë rrugët hyrëse dhe lidhëse të Unazës së Madhe tek Komuna e Parisit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro ishin sot në Unazën e Madhe të Tiranës ku u hap segmenti i rrugëve lidhëse e ndihmëse nga kryqëzimi me rrugën Komuna e Parisit, ku përfundon segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Re Tiranë-Elbasan dhe vazhdon deri në segmentin tjetër  Komuna e Parisit- Shkolla Teknologjike.

“Ka mbaruar ndërtimi i të gjithë rrugëve lidhëse dhe ndihmëse që lidhin komunitetin e Kodrës së Diellit dhe Komunës së Parisit me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës. Gjithashtu, ka përfunduar ndërtimi i kolektorit të shkarkimit të ujërave të bardha dhe të zeza nga Kodra e Diellit duke e lidhur me lumin e Lanës. Nuk do të kemi më probleme me përmbytjet dhe ruajmë investimin e bërë në lidhje me Unazën bashkë me gjithë këtë pjesë. Nga ana tjetër, është bërë plotësimi i të gjithë elementëve të sinjalistikës dhe elementëve mbrojtës për sigurinë e këmbësorëve por edhe për sigurinë e gjithë investimit të kryer”, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro.

Ai tha se projekti i ka ardhur në ndihmë komunitetit pasi është ndërtuar edhe rruga që lidh banorët me të vetmen shkollë të kësaj zone e cila deri më tani përmbytej prej ujërave.

“Autoriteti Rrugor ka bërë dhe investimin e rrugës që të çon deri tek Lana dhe kjo zonë përfundimisht ka marrë zgjidhjen. Në Komunën e Parisit dhe në zonën e Selitës është ndërtuar edhe mbikalimi i këmbësorëve i cili siguron kalimin e qytetarëve dhe lidhjen e zonës së shkollës ashtu sikurse qendrës shëndetësore”, sqaroi Qendro.

Ministri Gjiknuri tha se tanimë këto rrugë lidhëse bashkë me Unazën janë me standardet më të larta ndërsa pritet të ketë lehtësim të trafikut në këtë zonë.

“Një rrugë edhe nga ana estetike shumë e bukur por edhe e mirëorganizuar. Ne ishim këtu për të bërë me dije publikun që përfundimisht u plotësua dhe ky segment që do të sjellë një lehtësim të madh të trafikut në zonën e Liqenit pasi ishte krijuar një problem tek diga me tendencën për tu futur në unazë. Tanimë kjo është një tjetër rrugë shfryrëse e cila lehtëson jashtëzakonisht trafikun. Edhe sot mund të shikoni që ka një diferencë të madhe, mjafton të shkoni tek diga e liqenit”, theksoi Gjiknuri.

Ministri njoftoi se brenda këtij viti fillojnë punimet edhe për segmentin e Unazës së Madhe nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi Shqiponja që do të transformohet plotësisht duke llogaritur pjesën kryesore të Unazës, mbikalim-nënkalim ashtu sikurse rrugët dytësore.

“Ky projekt nuk do të përfundojë këtu. Projekti do të vazhdojë deri tek ‘Sheshi Shqiponja’. Brenda këtij viti do të vazhdojmë punimet deri tek ‘Sheshi Shqiponja’ që të bëhet e mundur që lidhja direkte e unazës me aksin Tiranë-Durrës. Do të thotë një lehtësim i madh i trafikut dhe kemi të bëjmë me një nga veprat më madhore të investimeve publike. Janë projekte kryesore dhe fokusi i katër viteve të ardhshme do të jetë përfundimi i rrugëve të nisura, plotësimi i gjithë rrjeteve kryesore, nyjeve kombëtare. Jo hapje rrugësh do kudo që nuk sjellin asnjë rezultat ekonomik apo nuk kanë efekt mbi komunitetin”, insistoi Gjiknuri.

Next Post
E rëndë në Greqi, 19-vjeçari vritet përpara syve të së dashurës

E rëndë në Greqi, 19-vjeçari vritet përpara syve të së dashurës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In