Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Takimi u mbajt në zyrën e këtij të fundit ku ministri qëndroi për rreth 30 minuta.
Nuk ka një reagim zyrtar nga zyra e shtypit të ministrisë në lidhje me këtë takim të zhvilluar nga Gjiknuri. Ndërkohë, burimet nga prokuroria bëjnë me dije se takimi kishte në fokus një sërë çështjesh institucionale, pa specifikuar se për çfarë u diskutua konkretisht.
Po të njëtat burime sqarojnë se takimi u kërkua nga ministri./a.m.