Vaksina e papilomavirusit njerëzor e njohur ndryshe si HPV, po zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës me gati 90%, sipas një studimi të publikuar sot në Mbretërinë e Bashkuar.
“Cancer Research UK” i përshkroi gjetjet si “historike” dhe tha se kjo tregonte se vaksina po shpëtonte jetë.
Pothuajse të gjitha kanceret e qafës së mitrës shkaktohen nga viruset dhe shpresa është se vaksinimi pothuajse mund ta eliminojë sëmundjen.
Vajzave, vaksina u ofrohet nga mosha 11 deri në 13 vjeç, në varësi të vendit ku jetojnë në MB. Vaksina u ofrohet edhe djemve që nga viti 2019 .
Studimi, i botuar në Lancet, shqyrtoi atë që ndodhi pasi vaksina u prezantua për vajzat në Angli në vitin 2008.
Në përgjithësi, studimi vlerëson se programi HPV ka parandaluar rreth 450 kancere dhe 17,200 raste parakancerogjene.
Ende ka pyetje rreth asaj se sa zgjat mbrojtja dhe nëse duhet të ketë një përforcues në mes të jetës. Deri më tani janë zbuluar rreth 100 lloje të papilomavirusit njerëzor.
/b.h