Mund të bësh një sërë gjerash me një shtrydhëse frutash përveçse ta përdorësh për të bërë lëngje apo supë, ashtu siç ka vërtetuar edhe ky burrë. Braziliani, i cili ka mbetur i paidentifikuar, ka zëvendësuar makinën korrëse me një shtrydhëse kuzhine të ngjitur me një shkop. Megjithëse mund të duket e çuditshme shpikja e re e burrit inovativ, ka funksionuar më së miri.
Portali Brazilian “Tata News” ka komentuar përkrahë videos: “Në kohë krize braziliani shpiku korrësen e barit me një shtrydhëse frutash”. Blic
https://www.youtube.com/watch?v=a97jMvKgs3Q