• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjethja dhe fleta

by
12/05/2015 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blerina Karagjozi

Diskutimi mbi ekzistencën e vijës së hollë ndarëse midis moralit dhe mungesës së tij është me gjasë më i lashtë dhe se vetë thelbi i të qenit në përputhje me vetë parimin e moralit të pranueshëm nga shoqëria. Që në momentin e parë të pranimit të tjetrit si një qenie e dallueshme dhe e ndryshme nga vetë ne, me apo pa vetëdije ndodhemi përballë një akti moral. Se sa të ndërgjegjshëm apo vetëdijshëm jemi që kemi kryer një akt të tillë, varet nga shumë tregues, e mbi të gjitha nga niveli individual i pranimit të pozicionit personal në këtë marrëdhënie.

Në një shoqëri të mbyllur, me themele të thërmuara keqaz nga goditje të forta shkatërruese, ku pas çdo tronditje dhe lëkundje përpjekjet e kota për restaurim muresh rikthejnë në mënyrë të përsëritur mite tepër reale dhe gati fatale për vetë fatin e një kulture supersticioni por dhe semi-dëshpërimi në grup, ku muret e ngritur ditën thërmohen natën, e ku pabesia e të afërmit përkthehet në mallkimin torturues e përndjekës të destinit të pandryshueshëm deri në sakrificën e më të dobtit, përkthyer shpesh në më të pastrit dhe të ndershmit ku pa hezitim me ndershmëri dhe pastërti nënkuptohet morali brenda rrethit.

Në një rreth të tillë, diskutimi mbi parime të lëkundura e të paqëndrueshme, bëhet i pavlerë, humb kuptimin pasi qëndron mbi premisa mundësia e përcaktimit të qartë të të cilave është gati koncept bosh. Përballë një boshllëku të tillë logjik, çdo përpjekje për të mbërritur në përfundime të kthjellëta, të vetëqëndrueshme e për rrjedhojë të drejta e të gjithëpranueshme, bie që në gjenezë, pasi është një pretendim i pamundur për të qëndruar i paprekshëm përballë argumenteve të shumtë që tentojnë të kundërshtojnë vetë arsyen në themel.

Megjithatë nëse fjalët që shkruajta më sipër nuk do të gjenin mbështetje mbi një shembull më konkret, atëherë dhe përpjekja ime për të argumentuar mbi moralitetin do të rezultonte në një ngrehinë pa themele e do të fluturonte në erë. 

Arsyeja përsë u ndala në shpjegimin e konceptit bazë të themeleve të thërmuara, është e thjeshtë dhe e kuptueshme me një këndvështrim konkret. Në gjendjen e jotolerancës dhe të mungesës së bazave të mirëpranuara, është e vështirë të mbash njërën anë të mendimit në skajet ë vizës që përcakton dhe ndan moralin në të pranueshëm ose jo. E megjithë vështirësinë për të gjetur se ku fillon dhe mbaron vetë koncepti i moralit, nuk është e pamundur të shohësh dhe kuptosh se ku ndodhet vija personale e pranimit dhe mospranimit të tjetrit.

Ajo që dëshiroj të them me pak fjalë është se pikërisht pranimi i tjetrit si i ndryshëm, si i dallueshëm, si një realitet me integritet dhe të dhëna morale jashtë botës tënde të të qënit i moralshëm, është akti më i parë i vetë moralit mbi të cilin ngrihemi dhe në emër të të cilit përpiqemi të akuzojmë dhe të mbrohemi.

Në një moment ku privatja dhe personalja janë shumë të cënuara nga publikja dhe të tjerët, është gati qesharake të ngresh gishtin tregues për të bërë moralin në mes të një mungese të parimeve mbi të cilat mund të ngrihet morali dhe të përkufizohet sfera e të pranueshmes.

Nëse nuk do të diskutohej morali, Eva nuk do të kishte përdorur gjethen dhe nëse nuk do të ekzistonte mundësia për të argumentuar, nuk do të kishim përse të krijonim dhe përdornim as fletën.

 

Next Post

FOTO/ Kosova si Basha, shkel rregullat e qarkullimit mes Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In