• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjesti i Yuri Kim që tërboi Sali Berishën

by Spartak Ngjela
05/04/2022 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, sot takoi Enkelejd Alibeajn dhe e konsideroi, me theks të fortë ligjor, si kryetar të ligjshëm të Partisë Demokratike.

Shenjë shumë e mirë kjo për shqiptarët në funksion të ringritjes perëndimore të Partisë Demokratike.

l.Në një shtet, kur të fuqishmit e politikës përpijnë me korrupsion popullin e tyre të  pambrojtur, puna shkon deri aty sa asgjë nuk është më ligjore.

Por, kur të grabiturit nga të fuqishmit e politikës gjejnë një mbrojtjës të fuqishëm si aleat, klima kombëtare e shtetit të dhunuar ndryshon.

Kjo është gjendja në Shqipëri. Të korruptuarit janë rreshtuar në rregjistrin e ashpër të politikës amerikane. Dhe shqiptarët janë gjithë sy e veshë, duke pritur çlirimin nga uzurpimi që u ka bërë korrupsioni i lartë shtetëror.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe si e tillë, patjetër, si aleate e ngushtë e Shteteve të Bashkuara që është, ajo do t’i përfitonte këto rangje, dhe, po ashtu, do të ndihmohej për t’u çliruar nga dhunimi që shqiptarëve u ka ushtruar korrupsioni i lartë shtetëror në afër tridhjet vite rresht.

ll.Gjesti që bëri sot ambasadorja amerikane në Tiranë, ishte rrjedhojë e drejtpërdrejtë e angazhimit të Amerikës në luftën antikorrupsion në Shqipëri.

Por, korrupsioni i lartë shqiptar, është shqetësuar dhe nuk po e përmban dot veten.

Natyrisht, në sjellje të tilla individin e  sjell gjithmonë frika. Janë të akuzuar të korruptuarit e lartë, dhe kanë nevojë ta shfryjnë frikën e tyre si trimëri fjalësh.

Kjo është një psikologji e njohur për të akuzuarit, por suksesi i reformës antikorrupsion sot mori një forcë të re.

Të shohim ditët në vijim, sepse ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në këto dy ditët e fundit, bëri dy takime të rëndësishme që nuk duket se janë të palidhur për të ardhmen e afërt të goditjes antikorrupsion në Shqipëri: Yuri Kim dje takoi krerët e policisë së shtetit dhe sot ajo i dha forcë zotit Enkelejd Alibeaj, kryetarit të komanduar të Partisë Drmokratike.

lll.Shtetet e Bashkuara, në këtë situatë lufte Rusi-Ukrainë, e kanë domosdoshmëri forcimin e aleatit të vet, Shqipërinë, dhe prandaj likuidimi i korrupsionit të lartë shtetëror dhe ngritja e Shqipërisë në analet e nivelit të lartë të institucioneve ndërkombërate, është një vlerë e madhe për historinë e ardhëshme të Shqipërisë.

Dhe kjo do të ndodhë.

Por ambasadorja amerikane sot sërish i dha shenja opinionit publik shqiptar se Sali Berisha, si i korruptuar që është, do të likuidohet.

Shqipëria, dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor, e ka domosdoshmëri mbrojtjen që po i vjen nga Amerika, sepse popullit shqiptar, në Shqipëri dhe në Kosovë, i kanoset rreziku sllav: nga Beogradi e gjer në Moskë.

Garancia e shqiptarëve kundër armiqësisë shekullore të Beogradit vjen vetëm nga Shtetet e Bashkuara.

Por, mos harroni: korrupsioni i lartë politik në Shqipëri është me Moskën, por ama, është krejt i pashpresë.

Politika amerikane në analet e veta ligjore, korrupsionin e krerëve politikë të një shteti aleat, e konsideron krim ndërkombëtar. Kështu shihet se është konsideruar prej tyre edhe Sali Berisha. Të gjitha të tjerat që llomotiten si elozhe për Saliun janë vetëm fjalë pa bereqet.

Sepse lufta antikorrupsion për të çliruar shqiptarët, është drejt triumfit të saj final.

Next Post
Pas Ramës, Ramush Haradinaj takohet me Alibeajn: Diskutuam për marrëdhënie të ngushta mes PD dhe AAK

Pas Ramës, Ramush Haradinaj takohet me Alibeajn: Diskutuam për marrëdhënie të ngushta mes PD dhe AAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In