• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjesti i Lulzim Bashës meriton respekt!

by Agron Gjekmarkaj
22/03/2022 14:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Lulzim Basha mbajti pergjegjësi ! Ai u dorhoq pas 9 viteve të drejtimit të kesaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgenjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është nje gjest që meriton respekt. Basha u bë tabele qitjeje per një kohe të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Pergjeqesia morale e politike u mbajt.

Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemerimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e peshtymes mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengese për rindertimin e PD. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetem nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e ketej u zvoglua e u zvoglua per të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse  çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në token e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nese respekti per gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite.

Ajo do të ringrihet nese arsyeja mund inatin , nëse  besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin ,ndershmeria korrupsionin  e mbi të gjitha bashkimi mund perçarjen nën shënjen e gares e votes së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve. Personalisht Lulzim Bashes i jam mirnjohes per besimin që me ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për  gjithçka që ka bërë mirë për PD në optiken time, që ka dashur të bëje e ska mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mekatet e tyre. Koha do bëhet deshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit.Bashkim nuk do të thotë poshterim. Bashkim nuk do të thotë të zevendesosh një humbes me një humbes tjeter.

Mbremë perfaqesues të “Foltores” shkumezonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para neperkembjes. Në një panel tre perfaqesues , tre pinjollë ,të nomeklatures komuniste flisnin per PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores!  Arroganca dhe e verteta që fshehin brënda goditi vetem në pak orë ëndrren e bashkimit. Perballë atij shkumezimi e skuqje syshë çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohen e tij politike si njeri i lirë , si sherbetor  i një prone private apo një interesi personal 🇦🇱🇺🇸

Next Post
Gripi i pulave/ Ministria e Bujqësisë: Po asgjësohen 120 mijë shpendë! Kemi një vatër të izoluar, në fokus shpëtimi i tufës

Gripi i pulave/ Ministria e Bujqësisë: Po asgjësohen 120 mijë shpendë! Kemi një vatër të izoluar, në fokus shpëtimi i tufës

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Shprehja “mos me qene bujk ne token e feudalit” eshte metafora e perkryer e Gjergjrmarkajt ,qe eshte dhe konkluzioni themelor i shkrimit te tij.Bravo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rama: Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht! Në linjë me tregun ndërkombëtar

March 29, 2026
SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

SHBA, plan për operacione tokësore në Iran! Shtëpia e Bardhë: Pentagoni po i jep Trumpit disa opsione

March 29, 2026
Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

Nga stërvitjet te fronti: Si po përgatitet ushtria e Kosovës për Gazën

March 29, 2026
Pandemia rrit “dembelizmin”/ Kush janë qytetarët që përtojnë më shumë të punojnë. Rekordin e mbajti…

Të rinjtë nuk pinë më alkool, konsumi në bare dhe restorante në pikën më të ulët!

March 29, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta

March 29, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

March 29, 2026
Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

Nga sot, rikthehet ora verore: Më shumë dritë natyrale, më pak gjumë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In