Pronari i një lokali në Greqi ka treguar se ka zemër të madhe edhe me kafshët. Ai akomodon gjatë orëve të natës brenda lokalit qen endacak, për ti ruajtur ata nga të ftohtët.
Në mediat sociale ka bërë xhiron e botës një foto e kapur në lokal, ku duken qentë që rehatohen në ndenjëset e lokalit gjatë natës. E gjitha kjo, falë pronarit zemërmirë.
Lokali Hot Spot në Mytilene, Lesbos, pasi largohen edhe klientët e fundit hap dyert e tij për qentë endacakë, që të mos flenë në të ftohtë, shkruan logu grek Zoosos.