• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermeni nga Gramshi: Kemi në vëmendje financimin e bashkive të vogla

by A R
29/02/2016 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në bashkinë Gramsh, një prej 61 njësive vendore të krijuara pas reformës territoriale. Në dy vite, me financim të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, në këtë bashki janë zbatuar 4 projekte me vlerë 60 milionë lekë. Projektet konstitojnë në rikonstruksionin e fasadave të pallateve dhe të sheshit qendror të qytetit, por edhe në sistemimin e hapësirës përreth Pallatit të Kulturës apo sistemimit dhe asfaltimit të disa lagjeve e shesheve.

Ministrja Gjermeni, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Gramshit, Luljeta Dollani, pasi inspektuan projektet ka deklaruar se, këto investime ia kanë ndryshuar pamjen qytetit duke e bërë më të këndshëm për qytetarët dhe vizitorët.

“Them se Gramshi me potencialet që ka, ka më tepër mundësi për t’u zhvilluar ekonomikisht, në qoftë se vërtet investohet më shumë në infrastrukturën urbane, për ta bërë më të këndshëm qytetin. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, përmes thirrjes së fundit, do të kenë mundësi që të mbështesin bashkitë apo qytetet më të vogla, të cilat nuk janë mbështetur më parë ose janë mbështetur pak nga Rilindja Urbane, për t’i dhënë një nxitje më të mirë zhvillimit ekonomik të këtyre bashkive të reja”, – deklaroi Ministrja Gjermeni gjatë inspektimit.

Bashkia Gramsh ka aplikuar pak ditë më parë pranë FZHR për rehabilitimin e lagjes “Sporti 2”, gjendja e së cilës u pa sot nga afër nga Ministrja.

Gjatë vizitës së saj në Gramsh, Ministrja Gjermeni është takuar edhe me grupet e interesit, të cilat kanë paraqitur shqetësimet e tyre që lidhen kryesisht me infrastrukturën rrugore dhe hartimin e një plani të përgjithshëm vendor.

Gramshi, është një prej bashkive që nuk kanë ende një plan dhe sipas Ministres, do të shihen të gjitha mundësitë që ose nëpërmjet donatorëve, me të cilët Ministrja Gjermeni do të takohet në fund të muajit Mars, ose nëpërmjet buxhetit të shtetit, kjo bashki bashkë me 29 të tjera, të ketë së shpejti planin e përgjithshëm vendor.

Next Post

Dekomunistizimi fillon me 20 Shkurtin, ditën simbol që rrëzoi diktaturën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun, i pranishëm edhe Rama! PD në protestë: Po ktheheni në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun, i pranishëm edhe Rama! PD në protestë: Po ktheheni në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In