• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjermeni në Kavajë: Zhvillimi urban do të tërheqë turistët

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në Kavajë ku inspektoi tre projektet tashmë të përfunduara në këtë qytet: Rikonstruksionin e sheshit të Xhamisë Kubelike, Rrugën e Zonës Industriale, Rikonstruksion i rrugës së Tironsave.

Tre projektet janë financim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve me vlerë 800 milion lekë.

Ministrja Gjermeni e shoqëruar nga kryebashkiaku Elvis Roshi ka inspektuar fillimisht sheshin e Xhamisë Kubelike, prej të cilit përfitojnë rreth 35,000 banorë. Ky projekt ofron një qarkullim më të disiplinuar të mjeteve dhe ofron një tjetër hapësirë publike në funksion të qytetarëve të Kavajës, tërësisht e rikompozuar me gjelbërim dhe ndriçim.

Ndërsa, dy projektet e tjera, rikonstruksioni i rrugës së zonës industriale dhe rrugës së Tironsave i jep një hov të ri zhvillimit të bizneseve, si dhe sjell standarde bashkëkohore për Kavajën.

Ndërkohë, po punohet edhe për rikonstruksionin e një pjese të shëtitores, projekt, i cili ka një vlerë prej 126 milion lekësh. Nga qyteti i Kavajës, Ministrja Gjermeni lajmëroi hapjen e fazës së re të investimit nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2016.

“Është hapur thirrja e re për projekte si për njësitë vendore edhe për agjencitë rajonale të zhvillimit. Vetëm për vitin 2016 është parashikuar një fond prej 9 miliard lekë për të mbështetur nga qeveria projekte të zhvillimit urban, rehabilitimit urban, të rigjallërimit të qyteteve si edhe projekte rajonale që nxisin zhvillimin ekonomik dhe social”, tha Ministrja Gjermeni në një deklaratë për mediat.

Deri më 22 shkurt mund të aplikojnë për financim njësitë e qeverisjes vendore; nëpërmjet projekteve që nxisin rivitalizimin e qyteteve. Ndërsa mesi i muajit mars është afati i fundit i aplikimit për dy ose më shumë njësi vendore bashkërisht, Agjencinë Kombëtare për Zhvillimin Rajonal, agjencitë për zhvillimin rajonal 1,2,3,4, Agjencinë për Zhvillimin Ekonomik Rajonal dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit; nëpërmjet projekteve të zhvillimit rajonal.
Bashkia Kavajë është një nga 26 bashkitë e përzgjedhura për tu mbështetur financiarisht nga qeveria për hartimin e planit vendor. Bashkia dhe studio fituese po punojnë për dokumentin final, i cili sikundër tha Ministrja Gjermeni pritet të përfundojë brenda qershorit duke orientuar zhvillimin ekonomik dhe social të zonës.

Next Post

Assad: Do ta rimarrim kontrollin mbi Sirinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In