• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Gjermeni: Këtë vit pritet legalizimi i 100 mijë objekteve

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria prej vitit 91 përtej transformimit ekonomik dhe politik përsoi edhe një ndryshim demografik me një migrim të një numri të larte të popullsisë nga zonat rurale drejt zonave ubane, si dhe nga qytete më pak të zhvilluara në qytete të mëdha si Tirana apo Durrësi.

Si pasojë e mungesës së instrumenteve planifikuese, kontrollit mbi territorin dhe lejimit të këtij fenomeni nga strukturat vendore dhe kombëtare, jo rrallëherë na është dashur të përballemi me ngjarje me pasoja të pakëndshme mes qytetarëve pronarëve edhe atyre që kanë ndërtuar në këto prona.

Sigurisht që fenomeni i ndërtimeve informale nuk është vetëm  një fenomen shqiptar, është një fenomen që haset dhe në vende të tjera në rajon e më gjerë, vende që kalojnë procese tranzicioni në rrugën e zhvillimit.

Por ndryshe nga ndërtimet informale në disa vende të tjera, në Shqipëri objektet e ndërtuara, jo vetëm janë ngritur me materiale të qëndrueshme apo të kushtueshme, struktura të larta dhe në shumë raste të pambaruara me perspektivën për tu ngritur më shumë, por edhe janë të ndërtuara në zona me rreziqe natyrore.

Në jo pak raste, përmbytjet e viteve të fundit të tokave bujqësore apo zonave të konsideruara informale, fenomeni i erozionit në bregdet, aksidentet rrugore për shkak të hapësirave të munguara në rrugë, kanë ndodhur edhe si pasojë e ndërtimeve informale dhë zënies së hapësirave publike.

Referuar shifrave, në Shqipëri numërohen rreth 400 mijë ndërtime informale të paregjistruara si pasuri të paluajtshme.

Është fakt, se mungesa e instrumenteve planifikues si Plani i Përgjithshëm Kombëtar dhe Planet Vendore kanë dëmtuar territorin dhe kanë reduktuar burimin e vetëm të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm që është toka.

Në dy vite pune kemi një model të ri në planifikim, duke e trajtuar territorin si një aset të rëndësishëm të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë të miratuar një Plan të Përgjithshëm Kombëtar dhe sfida e radhës është zbatimi  me projekte konkrete i këtij instrumenti.

Brenda këtij viti, do të kemi të miratuara tre plane kombëtare: planin e përgjithshëm të territorit, planin ndërsekrtoial të bregdetit, planin ndërsektroial të zonës ekonomike të zonës Tiranë -Durrës. Po kështu, 31 bashki do të kenë hartuar  Planet e tyre  të Përgjithshme Vendore, duke i hapur kështu rrugën zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social.

Falë një pune dhe angazhimimi maksimal eshte mundësuar legalizimi i 40 mijë ndërtimeve informale, sot pjesë e regjistrit të pasurive të paluajtshme. Objektivi është që deri në fund të 2016 të jenë legalizuar 100 mijë objekte, pjesë të tregut imobiliar dhe rrjedhimisht, kontribues në ekonomi.

Duke e konsideruar integrimin e zonave informale dhe urbanizimin e tyre pjesë të rëndësishme të punës nëpërmjet Fondit të Zhvillimit të Rajoneve jane zbatuar 3 projekte urbanizimi në 3 zona informale: Lagjia 18 Tetori, Lushnje; Lagjia Kushtrimi, Vlorë; dhe zona e Kënetës, Durrës.

Ofrimi i zgjidhjeve sa më te duhura për integrimin e zonave informale qoftë nga pikëpamja e infrastrukturës së domosdoshme të shërbimit dhe asaj sociale, por edhe nga pikëpamja estetike dhe funksionale, mbetet një sfidë e hapur për të gjithë aktorët e shoqërisë shqiptare.

Pikërisht kjo ekspozitë dhe ky botim ku përfshihen fotot e 16 ndërtimeve informale, përgjatë bregdetit shqiptar të fotografuara nga Albes Fusha dhe propozimet e 32 arkitektëve shqiptarë dhe italianë, janë një ftesë për të dialoguar mbi integrimin dhe transformimin e këtyre vendbanimeve nga pikëpamja e mobilimit urban me infrastrukturë dhe shërbime.

Kjo ekspozite sjell për qytetarët dhe profesionistët e fushave të ngryshme të interesuar për t’u bërë pjesë e këtij dialogu si sociologët, urbanistët, ekonomistët, ekspertët e mjedisit pjesëza të realitetit tonë urban. Vec kësaj sjell dhe një perceptim sa më real të mënyrës tërësisht të rrëmujshme se si janë zgjeruar qytetet tona dhe është dëmtuar peisazhi ynë urban dhe rural.

Duke ju referuar shkollës së Çikagos, që në fakt rikonceptoi sociologjinë urbane dhe krijoi idenë se “Qyteti është në fakt një gjëndje mendore e banorëve të tij”, ne duam të theksojmë mesazhin se artiketektura e një qyteti është përçim i kulturës dhe vlerave të një shoqërie.

Kjo ekspozite nuk mbetet vetëm tek paraqitja e këtij realiteti, por shkon më tej. Me një përqasje profesionstësh tregon mënyrën se si t’i transformoje këto zona edhe t’i ktheje në modele zhvillimi, duke ridimensionuar  zhvillimin  e tyre  si pjesë integrale e qyteteve tona.

Next Post

Rikthimi i Prengës në Parlament, PD paralajmëron bojkot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

March 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Shansi që Gjykata Kushtetuese i dha politikës kosovare

March 10, 2026
Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

Ndahet nga jeta njeriu që zbuloi regjistrimet e Watergate dhe shkaktoi dorëheqjen e Nixon-it

March 10, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

March 10, 2026
“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

“Diplomacia s’është më opsion”! Irani, valë sulmesh me dronë e raketa ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

March 10, 2026
Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In