• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Gjermaninë e presin vite të vështira”- Ministri i Financave paralajmëron qytetarët: Ekziston rreziku i një krize shumë serioze ekonomike për shkak të…

by A R
22/06/2022 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta në Ukrainë i ka rritur ndjeshëm kostot e jetesës në Gjermani. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner i përgatit qytetarët për një fazë të gjatë privimesh.

“Ekziston rreziku i një krize shumë serioze ekonomike për shkak të rritjes së fortë të çmimeve të energjisë, për shkak të problemeve me zinxhirët e furnizimit, por edhe për shkak të inflacionit”, është shprehur ministri gjerman i Financave, Christian Lindner për televizionin e dytë gjerman, ZDF. “Shqetësimi im është se në disa javë dhe muaj mund të kemi një situatë shumë shqetësuese”, tha kreu i liberalëve gjermanë.

“Bëhet fjalë për tre, katër apo pesë vite shtrëngese. Për këtë duhet të gjejmë një përgjigje”, theksoi Lindner. Për hapa të mundshëm kundër rritjes së çmimeve, veçanërisht të gazit, diskutojnë këtë të mërkurë krerët e koalicionit qeveritar gjerman të përbërë nga socialdemokratët, Të Gjelbrit, dhe liberalët.

Ka disa ditë që Gjermania ka reduktuar gazin ndaj Gjermanisë. Gjendja e furnizimit me gaz brenda vendit është e tensionuar, sipas Agjencisë Federale të Rrjetit. Sipas raportimeve jo të konfirmuara në media, qeveria po përgatit shpalljen e gjendjes së alarmit për të zbatuar planin e emergjencës kombëtare brenda pak ditësh. Që në mars Ministria e Ekonomisë shpalli gjendjen e paralajmërimit ndaj situatës. Hapi i parë i planit të emergjencës parashikon referimin ndaj keqësimit të furnizimit dhe përgatitje për kundërmasa. Si hap i tretë dhe i fundit mund të jetë ai i emergjencës, në furnizimin e “klientëve të mbrojtur”, ku bëjnë pjesë ekonomitë shtëpiake, i cili garantohet nga ndërhyrja e qeverisë.

Lindner kundër “ideve tabu”

Për masa të mundshme, me të cilat mund të sigurohet furnizimi me energji në Gjermani, të pavarur nga importet, ekzistojnë qëndrime të ndryshme në koalicionin qeveritar gjerman. SPD dhe Të Gjelbrit janë kundër metodës “fracking” të nxjerrjes së gazit (metodë e përftimit të gazit me presion dhe kimikate nga shtresat shkëmbore, shën red.) Po ashtu edhe kundër zgjatjes së afatit për tre centralet atomikë ende në funksion në Gjermani përtej vitit 2022.

Kurse liberalët nën Christian Lindner nuk duan t’i përjashtojnë këto opcione. “Ne mund të përdorim edhe mundësitë tona për furnizimin me energji”, tha Lindner, i cili shton, se “nuk duhet të kemi ide tabu tani, kur bëhet fjalë për të kontrolluar rritjen e çmimeve për njerëzit.”

Duke iu referuar shkurtimit të furnizimeve të gazit nga Rusia, Lindner theksoi: “Jo, Putini nuk na ka në dorë, por ne jemi krijueset dhe krijuesit e fatit tonë.” Gjermania mund të diversifikojë furnizimin me energji, të krijojë zinxhirë të rinj furnizimi dhe të tregtojë e lirë.

/DW /a.r

Next Post
Trafikonte kokainë, shqiptarit në Itali i gjenden edhe bizhuteri e para

Ishte nisur nga Durrësi, shqiptari kapet në Itali me 24 kg “të kuqe”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

Dy shkolla të reja dhe një kopsht në Yzberisht, Ristani: Standardet më të larta të arsimit në çdo cep

April 10, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Asnjë vendim unifikues i GJL nuk lidhet me ndryshimin e masës time të sigurisë

April 10, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Bllaca si infrastrukturë historike e dhunës…

April 10, 2026
Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

Diplomati rus: Moska nuk do ta braktisë Kubën, do e ndihmojmë me energjinë

April 10, 2026
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Daljeve

April 10, 2026
Vora votoi elektronikisht/ Numërohet kutia e parë, PS fiton ndjeshëm

Eksperimenti tronditës: Ja sa lehtë mund të manipulohen zgjedhjet me AI

April 10, 2026
U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë

April 10, 2026
Parshikimi i motit për ditën e parë të marsit, ja çfarë ndodh me temperaturat

Si do jetë moti në fundjavë? Meteorologia: Rritje temperaturash të shtunën dhe të dielën

April 10, 2026
VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

VIDEO / Rrëfehet mes lotësh vajza e Trump: Nga vdekja e nënës, te sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj të atit

April 10, 2026
Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

Energjia, privatët “mposhtin” shtetin, rritet në 11% pesha e fotovoltaikëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In