• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania vendos/ Për herë të parë merr fëmijët e xhihadistëve nga Siria

by Java News
20/08/2019 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet kurde në Siri kanë dorëzuar në konsullatën gjermane në Erbil katër fëmijë të luftëtarëve gjermanë të IS. Mbi 100 fëmijët e tjerë të xhihadistëve gjermanë vazhdojnë të jetojnë në Siri.

Fëmijët së fundi kanë qenë të strehuar në kampin e refugjatëve Al-Hol në Siri. Këta janë tre fëmijë jetimë dhe një bebe e sëmurë, i tha agjensisë gjermane të lajmeve (DPA) një zëdhënës i autoriteteve kurde në Siri.

Sipas informacioneve të DPA-së tre fëmijët jetimë dhe bebja e sëmurë e shoqëruar nga gjyshërit e saj do të udhëtojnë nga Erbili për në Gjermani. Sipas këtyre të dhënave nëna e fëmijës së sëmurë vazhdon të jetojë në kamp në Al-Hol bashkë me fëmijët e tjerë të saj. Sipas informacioneve të revistës “Spiegel” këta janë tre fëmijë të moshës nga dy deri në shtatë vjeç. Prej kohësh në Gjermani diskutohet për kthimin e fëmijëve të IS-ve. Qeveria federale fillimisht i referohej faktit që aktualisht nuk ka përfaqësi diplomatike në Siri përmes së cilës mund të negociohej.

Situatë e qartë ligjore

Gjykata Administrative në Berlin në korrik vendosi, që qeveria duhet t’i kthejë në vend të afërmit e luftëtarëve IS. Në kampet e refugjatëve në Siri, sipas të dhënave të qeverisë federale, aktualisht ka shumë më tepër pjesëtarë familjesh të islamistëve gjermane nga sa mendohej. Ndërkohë atje jetojnë 68 gra me më shumë se 120 fëmijë, vuri në dukje një zëdhënës i Ministrisë së Brendëshme.

Deri tani Gjermania nuk i kishte kthyer në vend të afërmit e luftëtarëve në radhët e milicëve të terrorit nga Siria. Nga Ministria e Jashtme argumentohej, se qeveria po verifikon në koordinim me partnerët e saj opcionet e mundshme për “kthimin në Gjermanii të nënshtetasve gjermanë, veçanërisht të fëmijëve” në raste humanitare. Kusht për këtë është që “të shqyrtohet gjithmonë rasti përkatës”.

Sipas të dhënave të Rojava Information Center (RIC), një organizatë e gazetarëve dhe punonjësve të mediave në rajon, rreth 117 fëmijë me nënshtetësi gjermane ndodhen në kampet kurde. Këtyre u shtohen edhe 21 fëmijë të gjermanëve, të cilët nuk kanë nënshtetësi gjermane, si dhe një duzinë gra e 66 burra, prej të cilëve mbi 40 mendohet të kenë qenë të implikuar në krime lufte. /DW

g.kosovari

Next Post
Eksportet kthejnë tendencën në rritje gjatë korrikut, por bien me 2.6% për 7 mujorin

Eksportet kthejnë tendencën në rritje gjatë korrikut, por bien me 2.6% për 7 mujorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In