• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania do të shtojë praninë e policisë në vende publike

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 09:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas De Maiziere, urdhëroi shtimin e numrit të policëve në aeroporte, stacione treni dhe vende publike. Ai i bëri komentet pas njoftimit të zyrtarëve se në celularin e një siriani 27-vjeçar i cili hodhi veten në erë të dielën pranë një festivali muzikor plot me njerëz, ishte gjetur një video, ku ai shprehte besnikëri ndaj udhëheqësit të grupit Shteti Islamik.

Megjithatë, ministri gjerman tha se njerëzit nuk duhet të ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Po sot, zyrtarët kishin pohuar se nuk ekzistonte një “model i caktuar” për sulmet e fundit në Gjermani, që përfshinin edhe një masakër të premten në një qendër tregtare të Mynihut, ku mbetën 9 të vrarë. Zyrtari kryesor i Bavarisë për sigurinë tha se në celularin e sirianit 27-vjeçar që hodhi veten në erë të dielën në Ansbach, duke plagosur 12 vetë, ishte gjetur një video, ku ai shprehte besnikëri ndaj udhëheqësit të grupit Shteti Islamik.

Joachim Herrmann tha se në videon e gjetur, personi në fjalë njoftonte për një sulm hakmarrës kundër Gjermanisë. Zoti Herrman u tha gazetarëve se videoja është një sinjal i fortë se ngjarja e së dielës ishte një sulm terrorist. Përpara tij, zëdhënësja e qeverisë gjermane Ulrike Demmer, tha se nuk ekzistonte një lidhje midis refugjatëve dhe rrezikut të terrorizmit.

Ajo theksoi se “shumica e terroristëve që kanë kryer sulme në Evropë muajt e fundit nuk kanë qenë refugjatë”:

“Aktet e ditëve dhe javëve të fundit nuk flasin për një model të caktuar. Shumica e terroristëve që kanë kryer sulme në Evropë muajt e fundit nuk kanë qenë refugjatë, dhe kjo përputhet me studimet e fundit që tregojnë se rreziku i terrorizmit nuk është as më i madh dhe as më i vogël mes refugjatëve se sa është në pjesën tjetër të popullsisë. Megjithatë, qeveria është duke marrë çdo rast seriozisht.”

Shpërthimi, në të cilën i dyshuari u vra dhe u plagosën 12 vetë, erdhi dy ditë pas masakrës në një qendër tregtare të Mynihut, ku një person vrau nëntë të tjerë me armë zjarri si dhe pas një sulmi me sëpatë në një tren pranë Wuerzburgut të hënën e kaluar, ku u plagosën pesë vetë. Dje, një sirian vrau një grua me hanxhar dhe plagosi dy të tjerë jashtë një stacioni autobusësh në qytetin jugperëndimor Reutlingen para se të arrestohej. Një zëdhënëse e policisë së Bavarisë, tha sot se ishte e paqartë në se personi ishte militant islamik, dhe se hetimet janë duke vazhduar.

ma.me

Next Post

Tragjedia te spitali "Amerikan", s’punoi sistemi anti-zjarr, akuza nis hetim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In