• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania rrëzon kërkesën e Turqisë për inspektimin e institucioneve të lidhura me Gylenin

by A R
29/07/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i landit të Baden-Wurttembergut në Gjermani, Winfried Kretschmann, i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për inspektimin e institucioneve që kanë lidhje me lëvizjen Gylen në këtë land. Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë fakt, apo provë që e përfshin lëvizjen Gylen në grushtin e shtetit të dështuar në Turqi.

Një një prononcim për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Kretschmann-i theksoi se e konsideron si të çuditshme kërkesën e Konsullatës së Turqisë në Stuttgart për të ushtruar kontrolle në institucionet që kanë lidhje me lëvizjen e Gylenit në këtë land. “Pa paraqitur asnjë provë konkrete, na kërkojnë që të surverojmë dhe të ndjekim njerëzit,” – u shpreh ai, ndërsa nënvizoi se autoritetet gjermane nuk kanë ndërmend që të ndërmarrin hapa të tillë.

Kretschmann-i tha se nuk është njohur me asnjë provë konkrete që e përfshin lëvizjen e Gylenit në përpjekjet e grushtit shtetit të dështuar të 15 korrikut. Kërkesën e Turqisë, Kretschmann e cilësoi edhe njëherë si “përpjekje për të ndërhyrë dhe për të ndikuar në çështjet e brendshme të Gjermanisë”.

Ndërkohë kërkesa e Turqisë është kritikuar dhe nga Bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, Xhem Ëzdemir (Cem Özdemir). Në një prononcim për “Frankfurter Allgemeine Zeitung,” – ndërsa kritikoi këtë qëndrim të Turqisë tha se “Erdogani mund të ketë ndikim në shumë insitutucione në Turqi. Por, Erdogani nuk mund ta shtrijë ndikimin e tij edhe në Stuttgart, Berlin, apo gjetkë në Gjermani”.

Kretschmann dhe Ëzdemir theksojnë se Bashkimi Europian duhet të ngrijë procesin për anëtarësimin e Turqisë në BE. Më herët, Gjermania i është përgjigjur negativisht kërkesës së Turqisë për ekstradimin e prokurorëve të çështjes së “Ergenekon”-it dhe është shprehur zyrtarisht se “Prokurorët nuk ndodhen në Gjermani.”

Veç këtyre, ka qenë edhe deputeti gjerman i Partisë Demokristiane (CDU), i cili ka bërë një deklaratë të rëndë, ku u bën thirrje qytetarëve turq që jetojnë ne Gjermani me nënshtetësi gjermane se ata duhet të vendosin njëherë e mirë se cili është vendi i tyre, Gjermania apo Turqia. “Kujt i rreh zemra vetëm për Erdoganin dhe mendon se ai po e forcon dhe po e bën sërish krenare Turqinë, duke dalë në rrugë për AKP-në, këtë le të shkojë ta bëjë në Turqi, jo në Këln. Kreu i shtetit tonë është Joachim Gauck-u.” Ai u bëri thirrje edhe drejtuesve të shtetit se ndoshta ka ardhur koha që këtyre qytetarëve gjermanë me prejardhje turke t’u pyetet edhe njëherë se cilit vend i përkasin.

 

Next Post

Tensioni PS-LSI/ Majko: Koalicioni ka nevojë të rishikohet, LSI po tenton të afrohet me PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In