Gjermania riatdheson brenda javës 550 azilkërkues shqiptarë
Brenda një jave katër avionë do të riatdhesojnë 550 shqiptarë të cilët ikën në Gjermani për të kërkuar azil. Ambasada gjermane në Tiranë njofton se gjatë kësaj jave dhe asaj në vazhdim do të riatdhesohen në Tiranë nga Gjermania në datat e poshtëshënuara azilkërkues shqiptarë.
Në datën 23.09, ora 14:55 – rreth 100 persona
Në datën 24.09, ora 15:35 – rreth 190 persona
Në datën 30.09, ora 14:10 – rreth 70 persona
Në datën 02.10 – rreth 190 persona









