• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania ofron 46 mijë vende pune, ja mënyra e aplikimit

by Aalison Pearse Stevens
18/09/2016 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

46.608 vende pune ofrojnë kompanitë gjermane për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë. Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line Make it in Germany.

Kjo faqe në internet është çelur në bashkëpunim nga ministria e Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çështjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit. Kjo faqe në internet përditësohet shumë shpesh dhe kompanitë hedhin automatikisht kërkesat e tyre për profesionistë të fushave të ndryshme.

PORTALI ONLINE

Agjencia Gjermane e Punësimit ka publikuar listën e profesioneve ku ka vende të lira në ekonominë më të fortë në Evropë. Të gjithë ata që jetojnë jashtë vendeve të BE-së, pra përfshi Shqipërinë, Kosovën a po Maqedoninë mund të aplikojnë për punësim legal në Gjermani. Paga mesatare neto në Gjermani është 2.000 euro, ndërsa paga e personelit mjekësor dhe kujdestarëve varion nga 2000 deri në 2200 euro në vlerë bruto.

Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen më së shumti nga punëdhënësit gjermanë. Për të konkurruar për vendet e punës, është e nevojshme të tregoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

“Ekziston një shans për punonjësit të cilët nuk janë nga BE-ja për të marrë vende pune, pasi këto profesione kërkohen shumë në Gjermani, pasi nuk ka kandidatë të mjaftueshëm të brendshëm”, thekson Agjencia Gjermane e Punësimit. Në portalin e Rrjetit Evropian të të dhënave të punësimit, raportet tregojnë se dje Gjermania ka hapur konkurs për 267,144 vende të lira pune.

SI MERRET VIZA NE AMBASADE

Ambasada Gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas tij, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punë-dhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune.

UDHEZIMI PER PROCEDUREN

Në mënyrë që kërkesa juaj për vizë të mund të shqyrtohet shpejt, këshillohet që të respektohet procedura në vijim. Para se të caktoni një takim për aplikim për vizë, ju duhet të keni dokumentacionin në vijim:

– Ofertën me karakter detyrues të vendit të punës apo kontratën tashmë të nënshkruar të punës ose kualifikimit profesional me një punëdhënës konkret apo ndërmarrje, që ofron kualifikimin profesional në Gjermani.

– Miratimin paraprak të autoriteteve gjermane përgjegjëse për punësimin.

Hapi i 1-rë:

Kërkimi i një vendi pune apo një vendi për kualifikim profesional tek një punëdhënës konkret, përkatësisht, tek ndërmarrja që ofron kualifikim profesional në Gjermani.

Për të udhëtuar në Gjermani duhet të keni një ofertë pune me karakter detyrues apo ofertë kualifikimi profesional nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë kombëtare.

Nëse keni gjetur një punë të përshtatshme, kërkoni prej punëdhënësit ofertën e punës, përkatësisht kontratën konkrete të kualifikimit profesional. Kjo duhet të përmbajë të dhëna të plota për punëdhënësin dhe punëmarrësin (emrin e plotë të punëmarrësit dhe punëdhënësit përkatësisht të kompanisë, adresën, të dhënat e kontaktit) dhe të marrëdhënies së punës (fillimi i kontratës- jo para datës 01.01.2016), lloji i kontratës, paga bruto, orari i punës, koha e pushimeve, shërbimet e vëçanta). Këshillohet të përpilohen së paku tri kopje të njëjta (të nënshkruara nga punëdhënësi i ardhshëm dhe ju personalisht) të ofertës së punës me karakter detyrues, përkatësisht të kontratës së punës ose kualifikimit profesional.

Hapi i 2-të:

Marrja e pëlqimit nga autoritetet gjermane kompetente për punësim.

Në mënyrë që më vonë të mund t’ju jepet viza, nga autoritetet gjermane kompetente kërkohet miratimi për punësimin. Për punëdhënësin tuaj pikë direkte kontakti është – sipas rastit – ose Zyra Federale e Punës ose Zyra për të Huajt. Se cila nga dy autoritetet është përgjegjëse, varet nga fakti nëse ju keni qëndruar më parë për një kohë të gjatë në Gjermani (p.sh. si azilkërkues ose i toleruar, për shkollim ose studime, punë, kurs gjuhe mbi 3 muaj).

Prandaj, ju duhet që punëdhënësit tuaj t’i jepni informacione gjithëpërfshirëse rreth qëndrime ve tuaja të mëhershme në Gjermani. Ju lutemi kini parasysh, që këto informacione do të verifikohen gjatë procedurës së mëpasshme për pajisje me vizë, dhe të dhënat e mangëta apo të pasakta mund të çojnë në refuzimin e kërkesës për vizë, përkatësisht në stërzgjatjen e kohës së përpunimit të kërkesës tuaj.

DISA NGA PROFESIONET QE KERKOHEN NGA GJERMANIA

– Asistent teknik

– Inxhinier mekanik

– Elektricist

– Instalues elektrik

– Elektricist për ndërtimin

– Hidraulik

– Teknik i ngrohjes

– Punëtor pa kualifikime për ujë

– Shofer

– Monitorim i infrastrukturës hekurudhore

– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat

– Infermierë në pediatri

– Infermierë në kirurgji

– Infermierë në klinikë

– Anesteziolog

– Ndihmës anesteziolog

– Kujdestarë për të moshuar

– Specialistë në klinika gjeriatrike

– Specialistë në onkologji

– Specialistë në endoskopi

– Specialistë në nefrologji

– Specialistë në rehabilitim

– Profesionistë të shëndetësisë

– Teknikë kompjuterash

– Hidraulikë

– Muratorë

– Mekanikë makinash

– Gomistë

BW/d.i.

 

Next Post
Quajeni Shën Tereza! (VIDEO)

Kathimerini: Shenjtërimi i Nënë Terezës, me prapavijë politike nga Vatikani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In