• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania nuk do të jetë më e njëjta?

by Java News
10/04/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse jeni të shqetësuar për karrierën e kancelares gjermane, Angela Merkel, uluni në tryezën e punës të Volfgang Shojbles, ministri aktual i Financave. Prej aty, e ardhmja politike personale është shumë, shumë më e pasigurtë, se sa nga zyra e ndriçuar që zë kancelarja”, shkruan sot Danilo Taino, në një analizë të gjatë për “Corriere Economia”. Që nga dritarja e madhe me pamja nga Rajshtagu, Frau Merkelu të paktën e ka të qartë se ç’duhet të bëjë: të çojë deri në fund mandatin e tretë në krye të qeverisë, dhe të luftojë për të siguruar një mandat të katërt, në zgjedhjet e 24 shtatorit. Nëse fiton, mirë për të. Nëse do i duhet t’ia lërë vendin sfidantit socialdemokrat, Martin Shulc, do të dalë nga skena. Megjithatë, për momentin, zonja e politikës gjermane duket se po rritet në sondazhe. Dhe fati i saj, është shumë i rëndësishëm për gjithë Bashkimin Europian.

Në analizën e Corriere, shkruhet se në rast të një fitoreje të mundshme të Shulcit, fati i Shojbles nuk do të ishte aspak i sigurtë. Pasi, edhe nëse Shulc do të qeveriste një koalicion të madh si i sotmi, por me role të përmbysura, ku shumicën pra e kanë të majtët, ai zor se do të mbante si Ministër të Financave, frymëzuesin e ortodoksisë ekonomike dhe financiare. Bëhet fjalë për karriken më të rëndësishme pas asaj të kancelarit të Gjermanisë. Prej asaj tryeze merren vendimet më të rëndësishme politike, financiare e sociale, dhe ndikimi prej saj është më i fortë, se kudo tjetër në Europë.

Dhe në rast se Shojble do të largohej, apo ndërronte post, për Europën do të ishte tronditëse, pasi do të humbte “gardianin” numër një të stabilitetit të Euros. Por, edhe në rast se fiton Merkeli, sërish Shojble nuk e ka vendin të sigurtë. Gjasat janë që të nevojitet sërish një Grande Koalition, dhe socialdemokratët, ndonëse në pakicë, do të kërkonin postin e Ministrit të Financave.

Po a do të sjellin zgjedhjet gjermane, ndryshime të mëdha në ekonominë europiane, e mbi të gjitha në monedhën e përbashkët? A do të ketë ndryshim radikal të politikës gjermane në çështjet ndërkombëtare? A do t’i japë pra, Berlini, një dritë jeshile një Pakti Stabiliteti të ndryshëm, ashtu si edhe Eurobonove apo një unioni bankar? Gjasat janë që jo. Edhe nëse fiton Merkeli, por pa ministrin e sotëm të Financave, në marëveshjen e koalicionit, gjithë këto hipoteza me shumë gjasa do të përjashtohen. Madje edhe sikur në vendin e SHojbles të shkonte vetë Shulci. Një qeveri e tillë, më shumë do të rriste elasticitetin kundrejt Parisit, nëse në Francë do të fitonte Macroni. Shkurt, edhe pa Ministrin e Madh, Shojble, Europa do të ishte një tjetër. Por Gjermania do i ngjante gjithmonë Gjermanisë. / bota.al

c.a

Next Post
Zhbllokohet këshilli i bashkisë Korçë, më në fund vijnë këshilltarët e LSI

Zhbllokohet këshilli i bashkisë Korçë, më në fund vijnë këshilltarët e LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In