Azilkërkuesit që vijnë nga Ballkani Perëndimor, dhe kryesisht nga Shqipëria janë kthyer në një shqetësim serioz për Gjermaninë. Numri gjithnjë e në rritje i shqiptarëve që i drejtohen Gjermanisë për punë apo për azil ka bërë që zyrtarët gjemranë të mendojnë dhe propozojnë edhe masa ekstreme.
Propozimi më i fundit, që është pasqyruar nga shumica e mediave të mëdha në Gjermani, vjen nga Shefi i Shoqatës së Qyteteve dhe Komunave, Gerd Landsberg. Ai thotë se duhet rikthyer regjimi i vizave me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nëse ky propozim do vihet në jetë, Shqipëria do humbasë një nga arritjet më të rëndësishme të këtyre viteve të fundit: lëvizjen pa viza.









