• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania në panik: Mbani ushqime për 10 ditë në rast emergjence

by Java News
23/08/2016 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Popullsia udhëzohet të rezervojë një depozitë individuale ushqimesh për dhjetë ditë”, citon gazeta “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (FAS) duke iu referuar një koncepti për mbrojtjen civile, që qeveria do ta miratojë të mërkurën (24.08). Sipas këtij raporti, popullsia duhet të jetë në rast emergjence e aftë për vetëmbrojtje përpara se të ndërmerren masat shtetërore, për të garantuar mjaftueshëm sipas eventualitetit ushqime, ujë, energji dhe para në dorë.

Dy litra ujë për person në ditë

Si rrjedhojë popullsia do të udhëzohet, që të jetë e përgatitur të vetëkujdeset për një furnizimin fillestar për pesë ditë me dy litra ujë në ditë për person, thuhet në një tekst të përpiluar nga Ministria e Brendshme.

Sipas “FAS” bëhet fjalë për strategjinë e parë për mbrojtjen civile që pas fundit të Luftës së Ftohtë në vitin 1989. Kjo strategji u mandatua në vitin 2012 nga Bundestagu. Në konceptin e përshkruar në 69 faqe thuhet, se “nuk ka gjasa për një sulm ndaj territorit të Gjermanisë, që kërkon mbrojtjen konvencionale të vendit”. Megjithatë është e nevojshme “që të ketë një përgatitje të përshtatshme për zhvillime me kërcënim të ekzistencës, që parimisht nuk mund të përjashtohen në të ardhmen”.

Se si duhet të jenë masat e përkujdesit për rastin e katastrofave, për këtë informon “Enti Federal për Mbrojtjen e Ppopoullsisë dhe Ndihmën në raste Katastrofash (BBK). Në faqen e internetit të këtij enti ka një listë informacionesh për përkujdesin personal në rast emergjence – Checklisten zur persönlichen Notfallvorsorge – ushqime dhe ujë, artikuj higjenikë e deri tek farmacia e shtëpisë.

Masa të pamjaftueshme paraprake

Një tjetër temë e rëndësishme e këtij koncepti është edhe vetëmbrojtja e organeve shtetërore. Në rast të spostimit nga vendi i shërbimit duhet të merren masa “për të garantuar funksionimin e një autoriteti shtetëror në një vend të mbrojtur”, citon gazeta FAS. Masat e deritanishme nuk janë të mjaftueshme. Ndaj duhet që Këshilli Federal të merret me këtë çështje./dw/a.k

Next Post
FOTOT/ Çfarë tradhëtoi “ekzaktësisht” Usain Bolt…

FOTOT/ Çfarë tradhëtoi "ekzaktësisht" Usain Bolt...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In