• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm: Ja kushtet e reja

by Java News
02/08/2021 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit shqiptarë, që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të njihen me kushtet e reja, duke filluar nga testi për koronavirusin, te dëshmia e vaksinimit ose dëshmia e shërimit nga virusi.

Postimi i plotë:

1. Heqja e kufizimeve të udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë

Duke nisur nga dita e diel, 1 gusht 2021, Qeveria Federale ka ndryshuar kushtet e hyrjes në Gjermani për të gjithë udhëtarët.

Për hyrjen në vend, pavarësisht mjetit të udhëtimit, duhet të paraqitet një test negativ, një dëshmi e shërimit apo e vaksinimit (vaksinim i plotë me një nga vaksinat e përmendura në https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 ).

2. Rregullat e karantinimit dhe testet e Covid-19

Përhapja e COVID-19 do të sjellë kufizime të mëtejshme në transportin ndërkombëtar ajror dhe tokësor si dhe të ndikojë në jetën publike. Rreziku i pamundësisë për të ndërmarrë –udhëtimin tuaj të hyrjes, kalimit tranzit apo atë të kthimit për shkak të kufizimeve në rritje është i lartë për shumë destinacione.

Nisur nga situata pozitive epidemiologjike, që prej ditës së diel, 9 maj, Shqipëria nuk konsiderohet më nga Gjermania si një vend risku. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit. Në këtë mënyrë nuk vlejnë më detyrimi i regjistrimit digjital të udhëtimit dhe karantinimit.

Të gjithë udhëtarët që hynë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ (test PCR jo më herët se 78 orë para hyrjes ose një test antigjen jo më herët se 48 orë përpara hyrjes). Të vaksinuarit plotësisht, me një nga vaksinat e përmendura në https://ëëë.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (të paktën 28 ditë prej shërimit, dhe e shumta gjashtë muaj pas kalimit të infeksionit), të cilët paraqesin një vërtetim përkatës rreth vaksinimit apo shërimit në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ gjatë udhetimit me avion nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Teste PCR për udhëtarët mund të realizohen në Shqipëri, rezultati i testit njoftohet zakonisht brenda 24 orëve. Rreth laboratorëve të licencuar informohuni pranë faqes së internetit të Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare. Kriteret për njohjen e tyre në Gjermani publikohen nga Instituti Robert Koch.

Në Gjermani rregullat e karantinës përcaktohen në mënyrë të mëvetësishtme nga landet federale. Jeni të lutur të lexoni përpara udhëtimit rregullat e testimit / karantinimit që vlejnë ne landin federal që është destinacioni juaj. Informacione për këtë mund të gjeni pranë faqeve të internetit të ministrive të shëndetësisë apo të administratave lokale. Mbështetje në kërkimin e partnerëve të kontaktit pranë drejtorive të shëndetit në terren mund të gjeni këtu: https://tools.rki.de/plztool. Për informacione të mëtejshme udhëtarët mund të drejtohen në faqen e internetit të Misnitristrisë Federale të Shëndetësisë./m.j

Next Post
Europianët në krizë, nuk kanë para për pushime/ Këto janë 3 vendet më me shumë probleme

Europianët në krizë, nuk kanë para për pushime/ Këto janë 3 vendet më me shumë probleme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In