• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjermania ndërpret bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha: Nuk përmbushi kërkesat e BE për Veriun

by A R
06/07/2023 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka ndërprerë përkohësisht bashkëpunimin me Kosovën në disa fusha të caktuara, shkaku i mospërmbushjes së kërkesave të Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Nga kjo masë, të cilën Gjermania thotë se e mori në përputhje me veprimet e Brukselit, nuk preken “projektet me sektorin e shoqërisë civile, si dhe projektet që kemi filluar t’i zbatojmë”.

“Masat përfshijnë shtyrjen e konsultimeve qeveritare për bashkëpunimin për zhvillim, pezullimin e një partneriteti të parashikuar dypalësh rreth klimës dhe dorëzimin e pajisjeve specifike për ofruesit e sigurisë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë për REL-in.

Në fund të muajit Qershor, BE-ja njoftoi se kishte vendosur disa masa të përkohshme ndëshkuese ndaj Kosovës, pasi që Qeveria e vendit nuk ndërmori hapat e kërkuar nga blloku evropian për shtensionim të situatës në veri.

Në atë pjesë të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, tensionet janë të larta që nga fundi i majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave hynë në zyrat e tyre, me gjithë rezistencën dhe protestimin e banorëve serbë. Protestat e tyre u përshkallëzuan edhe në përleshje të dhunshme, me dhjetëra të plagosur – në mesin e të cilëve edhe ushtarë të misionit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR.

Kosova ende nuk ka ndërmarrë ndonjë hap, pavarësisht thirrjeve nga komuniteti ndërkombëtar që t’i tërheqë kryetarët shqiptarë dhe të organizojë zgjedhje të reja. BE-ja pezulloi përkohësisht punën e të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) – që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok – si dhe ftesat për pjesëmarrjen e Kosovës në takime të nivelit të lartë.

Si BE-ja, ashtu edhe Gjermania, kanë theksuar se këto masa janë të përkohshme dhe mund të hiqen nëse Kosova ndërmerr hapat e kërkuar për shtensionim të situatës.

“Ne dëshirojmë të theksojmë se të gjitha projektet e prekura [nga këto masa] mund të rifillojnë në çdo moment. Për këtë kërkohet zbatimi urgjent i masave të nevojshme për de-përshkallëzim të situatës në komunat në veri”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë.

/a.r

Next Post
Listimi i titullit të parë korporativ në Bursën Shqiptare të Titujve

Listimi i titullit të parë korporativ në Bursën Shqiptare të Titujve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In