• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania ndërhyn në debatin mbi Minishengen

by Plator Nesturi
12/08/2021 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Rikthehet sërish në vëmendje çështja e Minishengenit ballkanik. Pas debateve të shumta sidomos mediatike nga dy anët e kufirit Shqipëri – Kosovë pas nënshkrimit në Shkup të “Open Balkan” nga tre shtete të rajonit, vjen një përgjigje për mediat e Kosovës nga qeveria gjermane që shprehet se e mbështet hapur këtë inisiativë të re.

Zëdhënësi i kësaj qeverie deklaroi se “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”. Përgjigja është e drejtpërdrejtë dhe nuk lë asnjë hapësirë keqkuptimi dhe duket si një kovë me ujë në debatin e ndezur por të padobishëm se Shqipëria ka devijuar nga projekti mbi Procesin e Berlinit dhe se është bërë palë me armiqtë e në dëm të Kosovës.

Për ta rikthsuar më qartë, zëdhënsi i qeverisë së Gjermanisë shprehet se: “Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale”.

Procesi pra është i njëjtë dhe komplementar përsa i përket angazhimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Madje sipas qeverisë gjemane, përpjekjet e nisura “duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”. Prononcimi i zëdhënësit të qeverisë gjermane ndonëse ka si fokusim inisiativën e “Open Balkan”, duket sikur është bërë enkas mbi debatin e kohëve të fundit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Dhe pozicionimi i gjermanisë në këtë rast është dukshëm i qartë. Atëherë të ngremë ca pyetje pas gjithë kësaj gjullurdie pseudopatriotike: a kish ndonjë devijim Shqipëria apo qeveria e saj në inisiativat rajonale apo po përmbyshte angazhimet e ndërmarra dhe interesat e vendit të saj? Kush dhe pse nuk u përmbahet detyrimeve, por vijon të harxhojë kohë për vendin duke u tërhequr në debate mbi të tretë, siç është Serbia? Kujt i intereson kjo polemikë dhe çfarë vlerash ka një garë se kush është më patriot kur ai është shterpë dhe nuk sjell asgjë në magjen e ekonomisë së qytetarëve dhe të interesave të vendit.

Next Post
EMRI: Grabiti një sasi të madhe floriri në Dubai, kush është 51-vjeçari shqiptar që u arrestua në Morinë

EMRI: Grabiti një sasi të madhe floriri në Dubai, kush është 51-vjeçari shqiptar që u arrestua në Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In