Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të shpallen vende të sigurta origjine nga Gjermania duke sjellë ndryshime në cështjen e azilantëve.
Pë azilantët do të hiqen ndihmat financiare, do të jepen vetëm ushqime ose kupona në vend të parave. Për herë të parë që nga viti 1993 Bundestagu gjerman ndërmori ndryshime thelbësore në ligjin e azilit.
“Ne duam, që të mos shtrohen aspak kërkesa nga ata që nuk kanë perspektivë për njohjen e së drejtës së azilit”, argumentoi ministri i Brendshëm kristiandemokrat, Thomas de Maizière ndryshimet e ndërmarra në një sërë ligjesh për të drejtënn e azilit. “Paketa ligjore synon, që të shpejtohet vendimmarrja për ata që fitojnë azil dhe ata që nuk fitojnë azil.
Kush nuk ka të drejtë për azil, sipas përfytyrimit të ministrit të Brendshëm duhet të kthehet shpejt në vendin e origjinës. Kush ka të drejtë për azil, duhet të mund të integrohet më shpejt dhe më mirë”tha ai.
Më pas ai u ndal te vendet e Ballkanit “Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të shpallen vende të sigurta origjine.
Në të ardhmen do të ketë dy kategori refugjatësh. Refugjatë nga vendet e treta të sigurta këtej e tutje do të kenë më pak shanse për qendrim në dallim me ata që kanë “perspektivë pranimi”.
Atyre, njohja e azilit të të cilëve është e mundshme, do t’u ofrohen më shpejt kurse gjuhe dhe intergimi dhe do të lejohen më shpejt të hynë në punë.
Refugatët nga vendet e treta të sigurta në të kundërt nuk do të lejohen të punojnë. Refugjatët e refuzuar duhet të dëbohen më shpejt”tha ai.