• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të COVID/ Kritika e ministrit të Brendshëm: BE në vend që të na ndihmojë, na nxjerr…

by Java News
15/02/2021 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fundjavë Bavaria mbylli kufirin me Çekinë dhe Tirolin në Austri. Ministri i Brendshëm Seehofer synon që me kufizimin e qarkullimit ndërkufitar të pengohet përhapja e mutantëve të COVID-19.

Policia federale u vendos në mesnatë (13.02) në pikun e të ftohtit me ngrica në minus 20 gradë në pikëkalimin kufitar Schirnding me Çekinë si dhe në vendkalime të tjera kufitare mes Bavarisë dhe Çekisë.

Në këtë rajon nuk janë vendosur binarët e kufirit, por policia kryen kontrolle në çdo automjet që kalon kufirin, pasagjerët pyeten për qëllimin e udhëtimit dhe në rast se është e nevojshme edhe mund të mos u lejohet hyrja në vend.

Arsyeja e kontrolleve ka të bëjë me masat për të ndaluar qarkullimin nga zonat e ashtuquajtura „të mutacioneve”, prej nga shtohet rreziku i përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit. Deri në fund nuk ishte e qartë, se çfarë lëshimesh bëhen në këtë rast për kalimet e kufirit, të vendosura nga ministri i Brendshëm Horst Seehofer.

Policia federale vë në dukje, se do të lejohen të hyjnë nga Çekia vetëm ata persona që punojnë në Gjermani në sektorë kritikë si p.sh. në infrastrukturën mjekësore. Po ashtu edhe shoferët e kamionëve dhe pjesëmarrësit në ceremoni mortore do të lejohen të kalojnë. Çdo udhëtar duhet t’i nënshtrohet testit ndaj koronavirusit.

Eshtë e pasigurtë, nëse personat që punojnë dhe udhëtojnë mes dy vendeve do të duhet t’u nënshtrohen çdo ditë testeve, apo vetëm një herë në javë. Edhe qarkullimi i trenave dhe autobusëve mes Bavarisë dhe Çekisë do të ndërpritet.

Çekia është duke i izoluar zonat e rrezikuara nga përhapja e virusit që ka pësuar mutacion. Në anën tjetër të kufrit me Bavarinë në qarqet çeke Sokolov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë.

Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i virusit. Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë. Ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi.

Grenzkontrolle zwischen Deutschland und ÖsterreichSeehofer kritikon BE-nëMinistri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer në gazetën „Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel. “Ne luftojmë në kufi me Çekinë dhe Austrinë ndaj virusit që ka pësuar mutacione. Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara”, tha Seehofer.

Ministri tha, se kështu nuk shkon më „Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave.”

Një zëdhënës i Komisionit të BE-së (12.02) tërhoqi vëmendjen, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së kanë vendosur, që  t’i koordinojnë mes tyre kontrollet kufitare. Kommisioni i BE-së pret, që kjo të respektohet edhe në rastin e Gjermanisë. Këto të deklarime Seehofer i ka perceptuar si kritikë.

Ndërkohë janë në fuqi rregullore me kufizime sa i përket lëvizjes midis disa shteteve të BE-së. Gjermania ka ndaluar edhe udhëtimet nga Portugalia dhe Sllovakia, ndonëse nuk ka kufij të drejtpërdrejtë me këto vende. Vitin e kaluar krerët e qeverive dhe të shteteve të BE-së u angazhuan, që kufijtë e hapësirës Shengen të qendrojnë të hapura.

Rënie e incidencës në Gjermani

Numri i infeksioneve të reja në harkun shtatë ditor në Gjermani për 100.000 banorë sipas Institutit Robert Koch është 57,4. Përpara një jave incidenca ishte 136. Niveli më i lartë është regjistruar në dhjetor me 197,6. Shumica e landeve shënojnë rënie të kësaj kuote. Baden-Vyrtembergu me 48,5  dhe Renani-Palatinate me 46,6 janë nën kuotën 50. Të 14 landet e tjera kanë një incidencë nën 100.

Qëllimi politik i deklaruar për muaj me radhë ka qenë arritja e një kuote nën 50. Në konferencën javën e kaluar kancelarja  Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për një kuotë të incidencës 35 si orientim për zbutjen e masave kufizuese.

Sipas vendimeve të fundit lockdown në Gjermani do të vazhdojë deri më 7 mars. Nën masa të rrepta higjiene do të hapen më përpara kësaj date shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e estetikës.

DW

Next Post
Ulen vdekjet në Maqedoni/ 3 viktima dhe 74 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

COVID-19/ Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut fillon të mërkurën. Mbërrijnë dozat e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In