Gjermania vazhdon të jetë një magnet për emigrantët. Raporti i emigracionit për muajin prill, që lidhet me kërkesat për azil, i publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, tregon se janë pranuar rreth 61 mijë aplikime.
Kjo është një rritje prej 125 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por vetëm 1.6 për qind me e lartë se ajo e muajit mars. Rreth 1.1 milionë emigrantë arritën në Gjermani vitin e kaluar dhe ndonjëherë kalojnë muaj të tërë përpara se ata të aplikojnë zyrtarisht për azil.
Numri i atyre që u është dhënë azili në muajin prill ka mbetur rreth 50 për qind. Numrin më të lartë të azilkërkuesve e mbajnë sirianët, ndjekur nga irakenët dhe afganët. Për muajin prill 1328 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani.
ma.me