Politikanët thonë se Gjermania planifikon të kompensojë ish të burgosurit sovjetik të luftës për vuajtjet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Deputeti gjerman, Hans Ulrish Krueger, ka thënë mbrëmë se komisioni parlamentar gjerman i buxhetit e ka aprovuar fondin prej 10 milionë eurove që do t’iu jepet si njohje simbolike financiare ish ushtarëve sovjetikë që janë mbajtur në burg nga nazistët.
Mbetët e paqartë, megjithatë se sa ish të burgosur mund të jenë gjallë, 70 vjet pas përfundimit të luftës.









