Ilkay Gundogan është bërë autori i golit të parë për Gjermaninë në Botërorin e Katarit. Mesfushori me origjinë turke ka ndëshkuar Japoninë me penallti.
Gjatë pjesës së parë dy gola, një për Japoninë fillimisht dhe një për Gjermaninë, u anuluan për pozicion jashtë lojë.
Katër herë kampionët e botës fillimisht nuk shihen si pretendentë për t’ia dalë në Katar, por ‘panzarat’ janë ndër kombëtaret më me kualitet në këtë Botëror.
Japonia do përpiqet të bëjë surprizën, njëjtë si Arabia Saudite kundër Argjentinës por deri tani nuk ia ka arritur. Pjesë e grupit E janë edhe Spanja me Kosta Rikën.
/s.f