• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermania: Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë është alarmuese

by A R
04/11/2021 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e  shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të  Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata  e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Christian Schmidt ishte Ministër i Bujqësisë në Gjermani në periudhën e parafundit legjislative dhe prej gushtit 2021 është përfaqësues i lartë i OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Këtu dukem mbajtur një fjalim në parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës, më 28.10.2021.

Schmidt: Ka një përshkallëzim të rrezikshëm në Bosnje

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa.

Raporti fajëson Milorad Dodik , përfaqësuesin e serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, për përshkallëzimin e situatës. Dodik po përgatit krijimin e ushtrisë së vet për Republikën Serbe, çfarë do të çonte në prishjen e ushtrisë së të gjithë vendit, thuhej në raport. Përveç kësaj, politikani serb i Bosnjës tashmë po bllokon institucionet shtetërore si presidenca dhe parlamenti përmes bojkotit të tij. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta pranojë këtë politikë, Republika Serbe do të “largohet nga rendi kushtetues i Bosnjës” dhe do të minojë  Marrëveshjen e Paqes të Daytonit,” shkruante Schmidt në raport.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Daytonit i dha fund luftës së përgjakshme trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, marrëveshja parashikonte krijimin e dy pjesëve gjysmë autonome të vendit, Federatës Boshnjake-Kroate dhe Republikës Serbe. Përveç kësaj, ajo krijoi zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, e cila është paraparë të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Paqes. Politikani gjerman kristiansocial, Christian Schmidt,  e mori këtë post në gusht të vitit 2021.

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati unanimisht misionin e BE-së në Bosnjë edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Para kësaj, megjithatë, kishte pasur një mosmarrëveshje për rolin e Schmidtit si Përfaqësues i Lartë – Rusia argumenton se pozicioni nuk është më i nevojshëm. Nën kërcënimin e një vetoje për zgjatjen e misionit të BE-së, Moska e pengoi Schmidt-in të informonte organin më të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork të mërkurën mbi bazën e raportit të tij mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë, bën të ditur dpa./DW

/a.r

Next Post
“Më ke prekur b*thën”/ Graniti sherr me Semin: Më ke provoku. Këngëtarja: Ashtu e kam karakterin, puna jote se si…

“Më ke prekur b*thën”/ Graniti sherr me Semin: Më ke provoku. Këngëtarja: Ashtu e kam karakterin, puna jote se si...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In