Gjermania ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultat të pastër 2:0 Kombëtarja e Gjermanisë ka shënuar fitoren e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës, pasi ka mposhtur Irlandën e Veriut me rezultat 2:0.
Golat për Gjermaninë në këtë ndeshje i shënuan Julian Draxler dhe Sami Khedira.
Pas kësaj fitoreje Gjermania kryeson Grupin C me 9 pikë, e ndjekur nga Azerbejxhanin me 7 pikë.
Sllovenia dhe Anglia kanë barazuar pa gola 0:0 Sllovenia ka arritur që të ndal Anglinë me rezultat 0:0, në kualifikimet për Kupën e Botës.
Skuadra vendëse ka qenë shumë më e rrezikshme dhe shumë herë ka qenë pranë golit, por pa sukses, ashtu sikurse edhe Anglia. Pas këtij barazimi, Anglia mban kryesimin në Grupin F me 7 pikë, ndërsa Sllovenia në vendin e tretë me 5 pikë./express/a.k










