• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gjermania e pohon: Genocid ndaj armenëve

by
25/04/2015 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa qeveritë federale gjermane deri tani duke pasur kujdes ndaj aleatit të NATO-s Turqisë nuk e kanë përmendur me emër këtë fakt historik, parlamenti dhe presidenti tani imponuan për një qendrim të qartë. “Ky ka qenë një gjenocid”, me këtë presidenti i Bundestagut Nobert Lammert i dha fund çdo mëdyshjeje në orën përkujtimore në Bundestag. Kjo padyshim do të provokojë një stuhi indinjate të qeverisë turke. E ndoshta kjo mund të ndjellë edhe ndonjë krizë diplomatike, që një qeveri e stërvitur për ekuilibër do të kish preferuar më mirë ta evitonte. Por pavarësisht riskut për grindje, ky pozicionim i qartë historik ia vlente. Për një arsye të thejshtë: Një heshtje e krimit asnjëherë nuk ka bërë të mundur, që t’u jepen fund armiqësive mes njerëzve dhe popujve. E në marërdhëniet armeno-turke ka mjaft reminishenca, që duhen tejkaluar.

E në këtë kontekst kemi të bëjmë me shumë me tepër se sa vetëm me reduktimin e krimit në një term. Nuk është fjala aq për termin juridik gjenocid, siç përkufizohet ai në Konventën Ndërkombëtare të vitit 1948. Shumë më tepër përdorimi i këtij termi ndihmon për të kuptuar dimensionin e këtij krimi në atë kohë. Kjo është e rëndësishme, nga njëra anë për t’u kthyer dinjitetin viktimave të atëhershme dhe për të njohur vuajtjen e tyre me të gjitha ato që kanë përjetuar. E nga ana tjetër është e rëndësishme, sepse në rast të kundërt brezat e ardhshëm do të përçojnë edhe më tej këtë rrëfim të harruar nga historia, i cili hedh farën për konflikte të mëtejshme.

Bashkëfajësi gjermane, përgjegjësi gjermane

Njohja e krimit të atëhershëm si gjenocid kurrësesi nuk është ndërhyrje e Gjermanisë në çështjet turko-armene. Por ajo është më shumë shprehje e vonuar e bashkëfajësisë gjermane, po, pjesërisht e të qenit bashkëvepruese në gjenocid. Perandoria gjermane qendroi indiferente, kur pushtetmbajtësit xhonturq përmes dëbimeve dhe ekzekutimeve të armenëve kristianë synonin të krijonin një shtet homogjen etnik. Për gjermanët ishte më i rëndësishëm avantazhi i vet i luftës se sa parandalimi i një krimi ndaj njerëzimit – një krim, që përveç gjermanëve ndoshta askush tjetër në botë nuk do të kishte mundur ta ndalonte. Nga kjo indiferencë kundrejt fatit të armenëve shtohet bashkëpërgjegjësia gjermane – e kjo përgjegjësi tani u vu në vend prej Bundestagut gjerman.

Bundestagu si vendi ku troket ora e së vërtetës

Udhëzimet e superioriteti i gjermanëve nuk luajnë asnjë rol në këtë kontekst. Askush këtu në vendin tonë nuk e bën përgjegjëse Turqinë e sotme për atë që ka ndodhur para 100 vjetësh. Por siç u shpreh me vend presidenti i Bundestagut Norbert Lammert: “Qeveria turke është përgjegjëse për atë se si do të jetë më vonë ky përkujtim.” Deri tani Ankaraja e mohon, që faktet historike si ato të vitit 1915 mund të vihen nga një parlament në kontekstin e tyre historik. Sipas argumentimit të Ankarasë për këtë ka gjykata, e vetëm ato kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë. Por pas seancës në Bundestagun gjerman është e qartë: veçanërisht një parlament është vendi i përshtatshëm për t’u komportuar ndaj kapitujve të errët të historisë. Sepse nëse presidenti dhe Bundestagu një krim e quajnë krim, me këtë ata nuk tregojnë se janë ata që kanë të drejtë, apo se janë kokëfortë – e ç’është më e rëndësishmja se janë harraqë ndaj historisë. Përkundrazi: nisur nga fakti i bashkëfajësisë gjermane në gjenocidin ndaj armenëve me këtë Gjermania tregohet në radhë të parë: e sinqertë.

Marrë nga Deutsche Welle

Redaksia Online

(Javanews.al)

Next Post

Tërmeti në Nepal, mbi 2000 viktima (FOTO/VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

OSHEE rrit pagat e punonjësve, përfitojnë mbi 3 mijë elektricistë dhe inxhinierë

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In