• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermania e BE thirrje Serbisë: Sulm tinëzar nga një bandë terroriste, të hetohet e të zbardhet ngjarja. Prishtina e Beogradi të ulen në tryezë

by Java News
06/10/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

24 delegacione nga vendet e Procesit të Berlinit u mblodhën këtë të premte (06.10) në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm, që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit që do mbahet po në Tiranë më 16 tetor.

Fokusi i takimit ishte kryesisht krijimi i një atmosfere pajtuese në rajon dhe përmirësimi i performancës ekonomike të Ballkanit Perëndimor, perspektiva europiane, si dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve.

Sulmi në veri të Kosovës nga një grup i armatosur serb në 24 shtator, u bë objekt i diskutimeve në samit, prej nga u kërkua hetimi dhe zbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje, si dhe ulja në tyrezën e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Baerbock: Sulm tinëzar nga një bandë terroriste

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock kërkoi hetim nga Serbia për sulmin e ndodhur në veri të Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë kosovare Afrim Bunjaku. Në konferencën për shtyp pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Baerbock u shpreh se provokimet e palës serbe përmes rritjes së prezencës së trupave në kufi me Kosovën e kanë tensionuar edhe më tepër situatën: “Kjo ndodh pas një sulmi tinëzar ndaj policisë kosovare nga një bandë terroriste e armatosur gjer në dhëmbë. Presim që Serbia të çojë përpara hetimin për sulmin e 24 shtatorit dhe ngjarjes së majit ndaj ushtarëve të KFOR” – u shpreh kryediplomatja gjermane. Baerbock shtoi më tej, se NATO ka rritur praninë e KFORIT duke rritur kështu edhe vigjilencën, megjithatë sipas saj, “çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe në Prishtinë”.

Në të njejtën linjë u shpreh edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili nga Tirana kërkoi që Serbia dhe Kosova t’i rikthehen dialogut, ndërsa autorët e sulmit të dalin përpara drejtësisë.

“Të rikthehet dialogu dhe në këtë punë të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet e mëparshme përfshirë edhe atë në Ohër. Autorët duhet të sillen para drejtësisë, autoritetet serbe të bashkëpunojnë me BE-në për këtë çështje.”- tha Varhelyi.

Në rolin e mikpritësit të Ministerialit dhe si bashkëdrejtues i konferencës për shtyp, Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ripërsëriti të njejtin qëndrim ndaj sulmit në Kosovë: “Serbia të nisë një hetim serioz, për grupin terrorist kriminal të përfshirë në sulmin e armatosur në veri të Kosovës, si dhe lidhjet e këtij grupi me trafikantët e armëve dhe individëve apo subjekteve të tjera në Serbi.” – u shpreh Hasani.

Daçiç “bojkoton” fotografinë familjare

Përpara nisjes së takimit me dyer të mbyllura, ministrat e jashtëm realizuan fotografinë zyrtare, një traditë në të tilla ngjarje. Megjithatë në të mungoi ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili ndonëse mori pjesë në takim nuk u rreshtua përkrah homogëve të tij. Ky distancim erdhi pasi shefja e diplomacisë gjermane Analena Baerbock kërkoi që fotografia të realizohej përpara flamujve të shteteve pjesëmarrëse në ministerial, mes të cilëve ishte edhe ai i Kosovës.

E pyetur gjatë konferencës për shtyp, ministrja gjermane nuk pranoi që ta komentonte, sikundër edhe ministri Hasani. “Nuk do doja të flisja për qëndrimet e kolegëve, por vetëm për atë që unë bëra. Unë respektoj protokollin e formatit të Procesin e Berlinit, prandaj i ftova të gjithë të pranishmit të më bashkoheshin që foton e familjes ta bënim pranë flamujve tanë respektiv”, u shpreh Hasani.

Shpresë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

“Takime të tilla ngjajnë pak teknike, por e thënë me pak fjalë janë për të ardhmen e këtij rajoni dhe të ardhmen e gjeneratës së re, që e shikon paqen dhe sigurinë të garantuar brenda BE-së” – u shpreh ministrja e Jashtme e Gjermanise, Annalena Baerbock, për takimin e parë të “Procesit të Berlinit” që zhvillohet për hërë të parë në Ballkanin Perëndimor. “Duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimeve në BE. Ajo që ndodhi në Kiev na e bëri më të qartë që anëtarësimi i rajonit në BE është i domosdoshëm në aspektin gjeopolitik”. – shtoi më tej

Baerbock. Po ashtu Komisioneri për Zgjerimin tha, se Ballkani Perëndimor është përparësi kyçe. “Ne kemi sjellë planin e investimeve ekonomike, kemi mobilizuar një të tretën e PPB-së në të gjithë rajonin. Ky plan do të ketë për synim edhe përshpejtimin e integrimit ekonomik, duke krijuar mundësi për

Ballkanin Perëndimor të integrohet në tregun e BE-së ende pa u bërë anëtar” – u shpreh komisioneri per zgjerimin nga Ministeriali i “Procesit te Berlinit”.

Procesi i Berlinit është një nismë diplomatike, e inicuar nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel në gusht 2014 për t”i dhënë impulse të reja dhe përshpejtuar ritmet e hyrjes së BP në BE.

Lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shndërruar në një prioritet gjeostrategjik të BE përshpejtimin e ritmeve të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor./DW

Next Post
Sherri për kullat në PD/ Analisti-Bardhit: Sqaro njëherë akuzat ndaj Berishës, pastaj ato ndaj Bashës

Sherri për kullat në PD/ Analisti-Bardhit: Sqaro njëherë akuzat ndaj Berishës, pastaj ato ndaj Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In