• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjermania do na njohë patentat, procedura mund kërkojë kohë

by Java News
08/05/2019 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania do të njohe patentat e lëshuara nga Shqipëria, por edhe Kosova. Emigrantët shqiptarë në këtë vend kanë kohë që presin njohjen e lejes së drejtimit të automjeteve, por kjo procedurë mund te zgjasë disa vite deri sa të hyjë tërësisht në fuqi.

Emigrantët shqiptarë në Gjermani, anë kohë që presin njohjen e lejes së drejtimit të automjeteve, por siç ka mësuar Deutsche Welle ky proces do të zgjasë disa vjet. Për të mësuar më shumë Top Channel ka kontaktuar me korrespondenten e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka.

Top Channel: Në cilin stad ndodhet procesi i njohjes se lejeve të drejtimit të automjetit me Gjermaninë.

Anila Shuka: Njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve, ose siç quhet ndryshe,patentat, ka disa etapa verifikimi. Shqipëria nga ana e saj i ka plotësuar detyrat qysh në janar të vitit të kaluar.

“Procesi tashmë ka filluar, ne i kemi përcjellë autoriteteve gjermane një formular të plotësuar nga fillimi deri në fund lidhur me mënyrën dhe kërkesat që aplikohen në Shqipëri për pajisjen me leje drejtimi të automjetit, autoritetet gjermane po bëjnë verifikimin në të gjithë shtetet e republikës federale gjermane për të parë se sa janë në përputhje kriteret që aplikon Shqipëria dhe në përfundim të procesit unë jam besim plot se do të arrijmë në ekuivalentimin e lejeve të republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë”, tha për DW, ambasadori i Shqipërisë, Artur Kuko.

Top Channel: Anila, Sa kohë kërkon ky proces për të cilin flet zoti Kuko derisa të finalizohet?
Anila Shuka: Ministria Federale e Gjermanisë, e pyetur disa herë nga DW nuk jep detaje, thotë vetëm se jemi në proces e sipër. Unë sapo bisedova me një ekspert nga ministria e një shteti i cili më konfirmoi se formulari i plotësuar ende nuk u është nisur ministrive përkatëse. dhe sa për të dhënë një afat kohor: Me Maqedoninë procesi filloi në vitin 2013 Dhe përfundoi në vitin 2018. Pra 5 vjet.

Top Channel: A kanë mundësi emigrantët së paku ta japin provimin e patentës në shqip?

Anila Shuka: Për momentin jo: sepse numri i shqiptarëve nuk është aq i madh sa ta justifikojë përkthimin e provimit në shqip. Por ambasadorët e kanë bërë të tyren dhe i kanë kërkuar para ca kohësh në një nismë të përbashkët qeverisë gjermane që ndërkohë të fusë edhe shqipen te gjuhët e provimit.

“Vetë fakti që me Kukon e kemi marrë këtë iniciativë, flet që kemi dëshiruar, në fakt që është goxha e pazakonshme ta përçojmë sinjalin, që ne si përfaqësues të shteteve tona, jo vetëm që jemi të interesuar, por jemi edhe nën presion, që të gjendet një zgjidhje” tha për DW, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Vukaj.

Top Channel: A ka shpresa që kjo kërkesë të realizohet?!
Anila Shuka: Vështirë sepse të mendojmë që provimi aktualisht jepet vetëm në 12 gjuhë..dhe mund të marrë po aq kohë sa njohja e patentave Më e shpejt mëson gjermanisht

/a.meta

Next Post

Murrizi zgjidhet nënkryetar Kuvendi, Hajdari në krye të "Integrimit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In