Ecja në pozicion të drejtë e qenieve njerëzore të ditëve të sotme u pa për herë të parë tek një paraardhës në Europë dhe jo në Afrikë, siç supozohej më parë, deklaroi një grup ndërkombëtar studiuesish.
Ekipi, i udhëhequr nga Madelaine Boehme, nga Universiteti i Tuebingen në Gjermani, botoi një studim në revistën shkencore “Nature”, që sugjeron se një paraardhës i mundshëm i njerëzve dhe majmunëve ishte në gjendje të lëvizte në dy këmbë, pothuajse 12 milionë vjet më parë.
“Ky është një moment i madh në paleontologji dhe një zhvendosje paradigme”, theksoi Boehme.
Zbulimi vë në pikëpyetje teorinë e mëparshme të evolucionit të majmunëve dhe njerëzve.
Midis viteve 2015 dhe 2018, ekipi zbuloi fosilet e një qenieje të panjohur më parë në një rrjedhë të një gropë balte në shtetin gjerman të Bavarisë.
Kjo qenie, e quajtur Danuvius, jetoi 11,62 milionë vjet më parë e ndoshta ishte edhe në gjendje të ngjitej.
/a.r