• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermani/ Shkencëtarët zbulojnë substancën që vret qelizat e kancerit

by Java News
30/03/2019 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Substanca përdor një mekanizëm në sipërfaqen e qelizave të kancerit që i bën ato më pas të shuhen. Tani do të hulumtohet nëse funksionon edhe jashtë laboratorit

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë “derë”.

Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet  fatal për qelizat e kancerit.

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që – varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur.

Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që shkatërrojnë vetë qelizën. Për këtë ka disa teori. Mayer thotë se kjo mund të vijë nga fakti që proteinat përdoren për të komunikuar me qelizat e tjera dhe për të përhapur tumorin.

Derisa të qartësohet, se a mund të përdoren aptameret edhe në terapinë e trajtimit të tumorit, hulumtuesit do të kenë shumë për të bërë. “Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator”, thotë Meyer. “Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente DNA-je edhe mbi limfomat në trupa me jetë”, vijoi ai.

Pra, në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet gjejnë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit. (Tema)

 

Next Post
FOTOT/ Mbushen 10 vjet në NATO, ja imazhi i ushtrisë tonë në socializëm

FOTOT/ Mbushen 10 vjet në NATO, ja imazhi i ushtrisë tonë në socializëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

Me armë në makinë për shitje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, pranga edhe pasagjerit

March 29, 2026
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit, Pëllumb Pilinçi merr drejtimin e Qeverisë…

March 29, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

“Janë 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit”, Rama: Shqipëria, destinacion serioz !

March 29, 2026
Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

Peleshi ‘thyen’ spekulimet mbi reformën territoriale: Proces bipartiak dhe për të gjithë qytetarët

March 29, 2026
Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

Kombëtarja e Iranit del në fushë me çanta fëmijësh, homazh për 165 vajzat që vranë amerikanët

March 29, 2026
FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

FOTO / Makina ‘merr para’ këmbësorët në qytetin britanik, çfarë raportohet

March 29, 2026
MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

MEPJ apel qytetarëve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme!

March 29, 2026
Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In