• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjermani që dekoroi Meta shfaqet si këshilltar i Merkelit: Pushtetet në një dorë të vetme janë të rrezikshme

by A R
25/02/2020 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo puna e këshilltarëve gjermanë ka dalë në modë në Shqipëri.

Pas Lulzim Bashës, që paguan një person me mbiemrin Henze, i cili pretendon se është këshilltar i Merkel dhe CDU-së gjermane, gjë që normalisht nuk është e vërtetë, këtë radhë është Ilir Meta ai që ka gjetur një tjetër këshilltar gjerman.

Madje, Meta e ka dekoruar atë edhe me  urdhërin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Arsyen e nderimit të tij, vetëm Ilir Meta e di.

Por, nuk duhet shumë mend për ta kuptuar, kur lexon deklaratën që ka lëshuar Hans-Joachim Falenski, i cili është prezantuar nga ana e Presidencës, si kryekëshilltar për Politikën e Jashtme në CDU-CSU.

Pasi ka marrë medaljen, ai ka dhënë një deklaratë të gjatë, në të cilën shprehet se Gjermania ka vendosur dy parakushte që duhet të përmbushen nga Shqipëria përpara zhvillimit të Konferencës së parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave (nuk dihet se në emër të kujt flet ai për kushtet e reja gjermane, kur nuk përfaqëson as Qeverinë dhe as Bundestagun).

Ai veçon funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun, duke nënvizuar se kjo duhet bërë në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Dhe kjo përfshin jo vetëm procesin e zgjedhjes së gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun, por edhe procesin e marrjes së vendimeve ose – për shembull – ceremoninë për t’i bërë gjyqtarët të betohen mbi Kushtetutën”, tha ai.

Më tej, Falenski shtroi pyetjen:“Nëse nenet përkatëse të Kushtetutës nuk respektohen plotësisht në këtë moment të rëndësishëm të një fillimi të ri, si mund të besojmë se puna e ardhshme e Gjykatës Kushtetuese do të kryhet në përputhje të plotë me Kushtetutën?”

Ai shtoi se përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë është i rrezikshëm për Gjermaninë.

“Një vend kandidat ka nevojë për një sistem demokratik me kontrolle dhe ekuilibra funksionues. Të gjitha pushtetet në një dorë të vetme, në shumicën e rasteve, janë të rrezikshme për demokracinë dhe nuk ju afrojnë aspak më pranë Evropës. Për këtë arsye është urgjentisht e nevojshme të krijoni një sistem funksionues të kontrolleve dhe ekuilibrave këtu në vendin tuaj”, thotë ai.

Ai veçoi edhe lirinë e medias si shqetësim për Gjermaninë, duke përmendur paketën antishpifje, e cila aktualisht ndodhet për shqyrtim në Komisionin e Venecias.

Ai përmend edhe një nga kushtet prej 9 pikash të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave, siç është kushti lidhur me blerjen e votave

“Për Bundestag-un blerja e votave është rasti më i keq në një demokraci.  Për këtë arsye Bundestag-u ka ndjekur me përparësi ecurinë e dosjeve 184 dhe 339, por gjithashtu edhe me shqetësim deri këto ditët e fundit”, thotë ai.(TemA)

Next Post
Të nisësh Vitin e Ri me “fake news”

Koronavirusi mbërrin… në media

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In