Efektivët e policisë gjermane kanë vënë në pranga dy shqiptarë të moshave 21 dhe 29 vjeç, si dhe kanë sekuestruar 2.4 kg kokainë.
Midis të tjerash të rinjve iu gjetën edhe 57 mijë euro cash me vete.
Dy të rinjtë janë arrestuar gjatë një aksioni policor. 29 vjeçari u kap teksa po blente një sasi kokaine, 500 gramë.
Ndërsa 21 vjeçari u arrestua në Frankfurt në shtëpinë e tij ku pas kontrollit në banesë iu gjetën 1.9 kg kokainë./java/a.k