• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjermani/ Më shumë doza vaksine nga prilli?

by Ardit Rada
02/02/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ecuria e ngadashme e vaksinimit për mbrojtjen nga koronavirusi në Gjermani po shkakton pakënaqësi masive. As samiti i krizës me kancelaren duket se nuk solli qartësi të plotë.

Sasi të pakta vaksine, paqartësi me prodhuesit për furnizimet me vaksina, mbingarkesë me telefonat e emergjencës – në sfondin e këtyre lajmeve negative në Gjermani janë akumuluar shumë kritika. Landet dhe komunat në Gjermani kërkojnë më shumë garanci për të dhënat mbi furnizimet me vaksina, në mënyrë që qendrat rajonale të vaksinimit të mund të planifikojnë më mirë.

Një samit i dështuar?

Ndaj samiti virtual (01.02) për vaksinimin mes kancelares Angela Merkel, kryeministrave të landeve si dhe përfaqësuesve të degës së farmaceutikës dhe të Komisionit të BE-së kishte synim të ndihmonte në sqarimin e situatës. Por pjesëmarrësit qysh përpara se të mbyllej takimi e quajtën atë si një „teatër absurd”. Gazeta „Bild” shkruan: “Merkel bën vërejtje e pakënaqur.”

Qysh përpara takimit virtual u bë e ditur, se Ministria e Shëndetësisë priste deri në fund të marsit një furnizim prej 18,3 milionë dozash vaksine nga prodhuesit BioNTech/Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Por në tremujorin e dytë Gjermania duhet të marrë gjithsej 77,1 milionë doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm. Për tremujorin  e tretë madje parashikohen 126,6 milionë doza. Megjithatë deri tani sipas parashikimeve janë kalkuluar në këto sasi edhe vaksinat ende të palincecuara nga Johnson & Johnson dhe Curevac. Vaksina e parashikuar vetëm me një dozë nga Johnson & Johnson nëse ecën mirë mund të licencohet në fund të shkurtit, bëhet e ditur. Sipërmarrja bioteknologjike nga Tybingeni Curevac përpara samitit njoftoi për bashkëpunim me koncernet Bayer AG, Wacker AG dhe Rentschler Biopharma SE. Curevac brenda këtij viti do të prodhojë deri në 300 milionë doza vaksinash dhe vitin e ardhshëm deri në një miliardë.

Për tremujorin e katërt të vitit në Gjermani synohet të sigurohen edhe 100 milionë doza vaksinash, ndër to furnizime edhe nga prodhuesi francez Sanofi, lincencimi për të cilin pritet në fund të 2021.

Vaksinimet ndaj koronavirusit në Gjermani po ecin duke çaluar. Njëkohësisht në dokumentin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet, se numri i vaksinimeve ndërkohë mund të rritet nga 100.000 në ditë deri në pesë milionë në javë, në rast se 50.000 ambulacat e mjekëve të familjes do të mund të furnizohen me një vaksinë, që mund të ruhet në kushte më të moderuara. Mbi këtë bazë do të ishte realist deklarimi i kancelares, se çdo qytetar deri në fund të verës do të mund të marrë një ofertë për vaksinim.

Por të gjitha këto janë vetëm parashikime

Ministria e Shëndetësisë vëren se ka mjaft faktorë pasigurie: „Afatet konkrete të furnizimit dhe sasia e furnizimit të vaksinave ndaj COVID-19 varen nga disa faktorë, veçanërisht nga ecuria e provave klinike, nga rezultatet e procedurave të licencimit prej autoriteteve,  nga proceset e prodhimit, nga rrjeti i furnitorëve si dhe rezultatet e kontrolleve të cilësisë”, thuhet në parashikimet përkatëse që gjithashtu janë të pasigurta./DW/

Next Post
Dhunë në familje e i dehur në timon, arrestohen dy persona në Durrës

Dhunë në familje e i dehur në timon, arrestohen dy persona në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In