Rreth 20 mijë banorë të Këlnit në Gjermani janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, pasi autoritete gjetën një bombë njëtonësh të Luftës së Dytë Botërore.
Bomba e pashpërthyer, e cila u gjet në pesë metra thellësi nën sipërfaqen e tokës, detyroi autoritetet gjermane të bëjnë evakuimin, më i madhi që pas Luftës së Dytë Botërore.
Ekipet e sigurisë janë kujdesur për evakuimin e pensionistëve dhe invalidëve, ndërkohë që shkollat, kopshtet, zyrat, transporti, janë ndërprerë derisa të evitohet rreziku.
Sipas mediave gjermane bomba rreth 1 ton, u gjet në afërsi të urës Muelheim që kalon mbi lumin Rhein. Ndërkohë sipas BBC çaktivizimi i saj është planifikuar të bëhet sot pasdite.
Bomba, e cila besohet të jetë e amerikanëve, u gjet të premten e kaluar gjatë përgatitjeve për ndërtimin e një tubacioni.











