Gjermanët duan legalizimin e kanabisit
Rreth 8,000 njerëz kanë dalë në rrugët e Berlinit për të protestuar në ngjarjen e quajtur “Hanfparade”, ku është bërë thirrje për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe rekreative.
Protestuesit kanë marshuar nga Stacioni Qendror i Trenit tek Porta e Bradenburgut, për t’u ndalur më pas para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Katedralja e Berlinit, raporton Deutche Welle, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq, protestës iu kanë bashkangjitur edhe anëtarë të Partisë së Gjelbër, përfshi këtu edhe deputeten Lisa Paus e cila tha se ndalimi i kanabisit në Gjermani “është totalisht i dështuar.”
Sipas gjetjeve të fundit shkencore, mendohet se kanabisi mund të jetë shërues i qelizave kancerogjene.









