• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjërat që do përmirësoje?” Rama proces dëgjimor në gjithë vendin para krijmit të qeverisë së re

by A R
29/06/2017 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi rama, i konfirmuar për një mandat të dytë, pritet të nisë një tur në gjithë Shqipërinë për të bashkëbiseduar me shtresa të ndryshme rreth atyre që duhen bërë më mirë. Po ashtu ai ka kërkuar mendime edhe në rrjetet sociale nga qytetarët se çfarë duhet ndryshuar në qeverisje, legjislativ apo administratë.

Rama kërkon nga gjithësecili se cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje

Postimi i Ramës:

ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?

Po e përsëris që fitorja i takon Shqipërisë dhe njerëzve të zakonshëm të saj, ndërsa e imja, e jona si të zgjedhur për të udhëhequr vendin, është vetëm barra e shumëfishuar e përgjegjësisë qeverisëse.

Na duhet një reflektim i thellë brenda vetes, për të kuptuar me sa më shumë vërtetësi, çfarë duhet të korrigjojmë e përmirësojmë tek vetja, tek sjellja e puna e secilit prej nesh dhe e forcës sonë të madhe e të suksesshme, por edhe me jo pak të meta, Partisë Socialiste.

Çfarë duhet të korrigjojmë në përmbajtjen e në stilin e qeverisjes dhe si duhet e mund ta përmirësojmë, kulturën tonë qeverisëse, cilësinë e skuadrës që qeveris, në legjislativ e në ekzekutiv, bilancin qeverisës në çdo sektor?

Dhe më e rëndësishmja, si ta bëjmë këtë reflektim sa më gjithëpërfshirës, duke mos folur e dëgjuar vetëm mes njëri-tjetrit, po duke dëgjuar edhe të tjerët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, sa më shumë prej tyre, qofshin ata që na kanë votuar qofshin ata që nuk na kanë votuar?

Po përgatitemi që në këtë fazë tranzitore deri në krijimin e qeverisë së re, të bëjmë një proces dëgjimor në të gjithë Shqipërinë, me disa nivele apo rrathë, brenda partisë dhe jashtë jashtë saj.

Ju jam mirënjohës paraprakisht, për çdo sugjerim prej jush këtu në rrjetin tonë dhe për ta bërë ndoshta më të lehtë, komentin tuaj, po ju pyes:

Nëse do të ishe ti kryeministri i Shqipërisë, cilat do të ishin tre gjërat më kryesore që do përmirësoje? Natyrisht, kushdo mund të dalë nga korniza e kësaj pyetjeje apo mund ta shpërfillë atë plotësisht, e të shkruajë atë që dëshiron.

Faleminderit

/Java/a.m.

Next Post
VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në tunelin e Elbasanit

VIDEO/ Mjeti shpërthen në flakë në tunelin e Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In