Mikail Kavelashvili është shpallur fitues i zgjedhjeve Presidenciale në Gjeorgji.
53-vjeçari, një ish futbollist, njihet si figurë me qëndrime të së djathtës ekstreme, bindje kundër perëndimit dhe kundër komunitetit “LGBT”.
Presidentin në këtë shtet e zgjedh një kolegj zgjedhor, i cili është i dominuar nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.
Zona rreth ndërtesës së parlamentit të Gjeogjisë është barrikaduar të shtunën dhe trafiku është ndaluar, teksa protestuesit opozitarë janë mbledhur për protesta.
Tubimet janë vazhdimësi e marshimeve që pasuan zgjedhjet parlamentare, të cilat Presidentja aktuale dhe opozita pretendojnë se janë manipuluar.
Autoritetet kanë tentuar të shtypin dhunshëm protestat, duke arrestuar qindra njerëz në dy javët e fundit. /a.m.