• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gjeologu: E prisnim një tërmet të tillë. Banesa e familjes Lala u zhyt, ish-këneta është trualli më i keq që ekziston

by Java News
03/12/2019 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjeologu Klodian Skrame deklaroi se duke qenë se vendi ynë është pjesë e zonës sizmike, pritej një tërmet i tillë si ai i 26 nëntorit, ku fatkeqësisht humbën jetën 51 persona dhe u plagosën mbi 700 të tjerë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Skrame bëri një përmbledhje të situatës në fjalë, duke u bazuar tek hartat sizmike të vendit tonë, si dhe studimet e kryera deri më tani.

Teksa bëri një apel për qytetarët që ata të qetësohen dhe të mësohen me faktin se ne jemi vend sizmik, gjeologu tha se për ndërtimet bazohen në kodin teknik të vitit 1989. Mes të tjerash gjeologu u ndal edhe tek ndërtesa e familjes Lala që u kthye në gërmadhë pas tërmetit dhe që fatkeqësisht mori 8 jetë njerëzisht, ndërsa tha se godina u zhyt. Ai tha se trualli në këtë zonë është më i keqi që ekziston.

“E prisnim një tërmet të tillë. E dinim që jemi në një zonë sizmike. Nuk e dimë asnjëherë kur. ‘Ku’-ja, dihet, pasi ne zonat sizmike i njohim tani. Dihet se kur ndodhin, nuk dimë se kur na vijnë. Po të shihni kemi një sërë shkëputjesh tektonike dhe ato janë aktive. Mund të kemi raste që këto shkëputje mund të mos jenë aktive, por shumica janë. Kemi qytete që kanë tërmetin, apo epiqendrën poshtë këmbëve, Vlorën, Durrësi, Shkodra, Saranda, Korça, Pogradeci. Kemi 6 linja të ndryshme përgjatë të cilave zhvillohen tërmetet. Linja më aktive në këtë është ajo që nis nga Mali i Zi, zbret në Greqi dhe kap që nga Shkodra, deri në Vlorë. Tek jo hartë kemi dhe intensitetin (komenton hartën sizmike). Bota ka ecur përpara, dhe ne ndërtojmë duke u bazuar tek institeti, tek ajo që ne quajmë ballë. Studimet janë thelluar, shkojnë më në detaje.

Nuk mund të parashikohet me saktësi sasia e energjisë së akumuluar mes dy pllakave që janë bashkuar me njëra-tjetrën. Këtë që e ka shpjeguar më mirë tërmeti që ra në Acuila. Ne sot për sot nuk e themi dot me saktësi. Nuk e parashikojmë dot që të bjerë një tërmet në orën kaq e aq. Studimi, instrumentet kanë nisur nga 1900 e më pas. Zakonisht në Itali ishin murgjit që shënonin se këtu psh; ka pasur një shembje. Historikun e tërmeteve e marrim të mirëqene. Më pas bëjmë disa vlerësime statistikore.

Tërmeti kthehet pas 35-40-45 vitesh. Kjo është statistikë. Nuk është statistikë si bilancet, por mbi shkrimet. Ajo që mund të bëjmë ne, dhe atë që bëjnë shtetet në Ballkan është se si të ruhemi nga tërmeti. Do doja ta krahasoja tërmetin me një sëmundje tumorale. Kostot që duhen për të bërë studime janë të mëdha. Përsa i përket objekteve dhe strukturës, duhen inxhinierë ndërtimi. Gjatë luftës u mendua që Durrësi të bëhej si i rrethuar nga ujërat. Atje kishte një urë, Ura e Dajlanit, që lidhte ishullin me tokën. Ka qenë i rrethuar, kënetë dhe u peshkonte aty. Ideja e arkitektit italian që përmes një drage të lundrohej aty dhe të bëhej si ishull. Ai u bonifikua që të bëhej tokë bujqësore dhe jo e banueshme. Më pas me ndryshimet, aty u ndërtua, me leje, pa leje. Ne mund të ndërtojmë, ku zbatohet kushti teknik.

Si në rastin e Dubait, Holandës. Por kush janë kushtet teknike që ne ndërtojmë? Kushtet teknike janë të 89-ës. Morën euro-kodin të 2008-ës, dhe thanë që këtë duhet ta modifikojmë. Ne për fat të keq, jemi akoma me kodin teknik të 89-ës, që për atë kohë ishte i saktë. Në majë të një kodre të çarë, mund të kemi amplifikim të valës sizmike. Ish-këneta është trualli më i keq që ekziston për valët sizmike. Në Shqipëri jemi në një zonë sizmike, duhet të mësohemi që të kemi një tërmet. Duhet të bëjmë studime. Godina në kënetë pati një zhytje, ngeli vetëm papafingo. Në krah të djathtë të saj kemi një godinë 5 katëshe që qëndron në këmbë.

Në rastin e vilës 4-katëshe kemi zhytje (banesa e familjes Lala). Të gjithë shtetet kanë pasur një tërmet, të gjithë janë lënduar. Ne të gjithë mund të kontribuojmë. Kam 3 vite që jam kthyer nga Italia, duhet të bëhet studim gjeo-sizmik. Në zonat që duam të ndërtojmë për këta banorë, është që të karakterizohet trualli dhe më pas të merren kampion. Ne mund të mësojmë nga gabimet e të tjerëve. Koha në këto raste është e rëndësishme. Duhet të mendojmë dhe për të ardhmen, njerëzit duhet të qetësohen sa më shumë. Duhet të mendojmë për të ardhmen, përcaktimi i situatës që kemi dhe ku do të ndërtojmë”, tha gjeologu. /e.s/

Next Post
“Ëndrrat shoviniste”, DW: Kosova i bashkohet sistemit energjetik të Shqipërisë, vjen reagimi i ashpër nga Beogradi

“Ëndrrat shoviniste”, DW: Kosova i bashkohet sistemit energjetik të Shqipërisë, vjen reagimi i ashpër nga Beogradi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

Helikopterë dhe parashutistë/ Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

Pranga shqiptarit në Bergamo, tentoi të grabisë një 85-vjeçar dhe rrahu policin italian

March 18, 2026
Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

Nga radarët e kamerat, tek rrjeti i sensorëve/ BILD: Berlini përgatitet të mbrohet nga sulmet me dronë

March 18, 2026
Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

Bien ndjeshëm kërkesat nga shqiptarët për azil/ Eurostat: Zgjedhin punësimin përmes lejeve të punës

March 18, 2026
Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

Heqja e masave ndëshkuese nga BE, Kosova pret 205 milionë euro fonde

March 18, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha refuzoi rezolutën për Iranin në Kuvend, ‘flirt’ me ajatollahët?!

March 18, 2026
Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

Sulmi i Izraelit mbi rezervat iraniane rrit me 5% çmimin e naftës në tregjet ndërkombëtare, shkon në 108 dollarë për fuçi

March 18, 2026
Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

Një vit nga pezullimi/ Gjykata urdhëron rihapjen e Zërit të Amerikës: Presidenti Trump ka shkelur mandatet e Kongresit

March 18, 2026
Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

Aksidentet rrugore me pasoja fatale/ Ekspertët: Këmbësorët dhe mos zbatimi i rregullave, dy nga shkaqet

March 18, 2026
Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

Sëmundjet e zemrës, mjekja Hasani: 80% e tyre të parandalueshme, stili i jetesës shumë i rëndësishëm

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In