7 vite e 10 muaj burgim ishte sentenca ndaj një biznesmeni që akuzohej nga Gjykata e Barit, se paguante prostituta për të marrë pjesë në festat e organizuara nga Ish Kryeministri Silvio Berlusconi. Biznesmeni italian Giampaolo Tarantini siguronte prostituta për ish Kryeministrin për të fituar kontrata të mëdha publike.
Veç biznesmenit, janë akuzuar edhe 6 persona të tjerë, përfshirë Sabina Beganoviç, një zonjë e dyshuar si shoqëruese, e cila shpesh herë është mbiquajtur nga mediat italiane si “Mbretëresha Bee”. Prej tyre, 3 janë dënuar, përfshi edhe Beganoviçin me 16 muaj heqje lirie, ndërsa 3 të tjerët janë liruar.