Copëza historie nga lufta e fundit në Kosovë, përmes 200 fotografive e faksimile dokumentesh u pasqyruan në ekspozitën “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë 19981999”, nga Instituti për Hulumtimet e krimeve të luftës, me autore Fetnete Ramosaj.
Në hapje të ekspozitës, ajo tha se ka zgjedhur të shfaq këto pamje, që të kujtohet e të mos harrohet dhuna, burgosjet e terrori që iu bë popullit shqiptar të Kosovës, nga gjenocidi serb. Ismet Salihiu, udhëheqës i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, tha se pavarësisht kushteve modeste, instituti qe ai e drejton është duke u munduar ta kryej misionin e shenjtë.
Ekspozita është hapur ditën e enjte në Galerinë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.