Kamuflazh është bërë pjesë e artit, disa modele kanë pozuar për një fotografe duke bërë njësh me peizazhin, kjo duke pikturuar imazhin që duhet të jetë pas tyre.
Artistja Trina Merry, nga New York, e specializuar në bodypainting (pikturim trupi), ka sjellë subjektet e saj të “padukshëm”, të cilët kanë pozuar shkon nga Normandia rurale në Stamboll dhe New York.
Ndonëse duket sikur janë lakuriq, në të vërtetë nuk është ashtu. Mbi veshjen e modeleve është pikturuar imazhi që duhet të ishte pas tyre duke i bërë ato transparente.
Për të realizuar edhe imazhin perfekt janë dashur deri në tre orë për të arritur pamjen e duhur. /tch/a.k