
Gjeneralmajori ukrainas, Kyrylo Budanov shprehu besimin se forcat që drejton së shpejti do ta rikthejnë nën kontrollin e tyre Krimenë.
Në të njëjtën kohë, Budanov deklaroi se nuk sheh ndonjë kërcënim nga Bjellorusia.
Gjithashtu pohoi se “vendosja e mercenarëve të Wagnerit në Bjellorusi nuk i tremb aspak forcat e mbrojtjes ukrainase”.
Sipas kreut të shërbimit inteligjent ukrainas, nuk ka rritje sasiore të rezervave të trupave pushtuese ruse.
Ndryshe, Rusia ka aneksuar Krimenë gjatë pushtimit të vitit 2014 ndërsa së fundi ukrainasit kanë bombarduar urën që lidh këtë ishull me Rusinë. BW











