• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gjenerali britanik: Rusia më e rrezikshme se ISIS

by Java News
25/11/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia përbën një kërcënim shumë më të madh për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar sesa Shteti Islamik. Alarmi është dhënë nga numri 1 i ushtrisë britanike. Në një intervistë për “Daily Telegraph”, gjenerali Mark Karleton Smith ka deklaruar se Britania nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj kërcënimeve që vijnë nga Moska. “Rusët po përpiqen të gjejnë ku të munden pika të dobëta dhe t’i shfrytëzojnë ato”, ka thënë gjeneral Karleton Smith.

Në muajt e fundit, qeveria britanike akuzoi Rusinë dhe shërbimin e saj sekret ushtarak se ishin mbrapa helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal dhe së bijës, si dhe katër sulmeve kibernetike të profilit të lartë. Nga ana e tij, Kremlini mohon të jetë përfshirë në të dyja rastet dhe i ka cilësuar akuzat e Londrës si “fantazi të shfrenuar”. Por në intervistën e tij, komandanti i shtabit të përgjithshëm ka ritheksuar se Rusia është pa asnjë dyshim kërcënimi më i madh, që lë pas edhe grupe si Al Kaeda dhe ISIS.

“Rusia ka ndërmarrë një fushatë sistematike për të eksploruar dhe shfrytëzuar dobësitë e Perëndimit, kryesisht në disa sektorë jo tradicionalë si kibernetika, hapësira dhe lufta nënujore”, ka deklaruar Karleton Smith.

Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk mund të qëndrojë pa i kontestuar agresionet e Rusisë. Ndërkohë, duke reaguar, ambasada ruse në Londër ka vënë në lojë deklaratat e oficerit madhor.

“Komandanti i ushtrisë nuk do t’ia dijë për ISIS? Paska një vizion të madh për sigurinë globale”, thuhet në një mesazh të postuar në Twitter.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Hashash në “BMW X5”, “Forca e Ligjit” godet në Sarandë

VIDEO/ Hashash në “BMW X5”, “Forca e Ligjit” godet në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

March 11, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

March 11, 2026
Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

Pas përplasjes me Trump, Spanja merr vendimin drastik, tërheq ambasadorin në Izrael

March 11, 2026
Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

March 11, 2026
Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

Analizë: Nisma e GJL për standardin e paraburgimit dhe paradoksi i PD në sjelljen ndaj ligjeve

March 11, 2026
GJK kthen për rishqyrtim çështjen ndaj Gentjan Manajt

‘Kushtetuesja’ shqyrton më 20 maj kërkesën e Veliajt për rrëzimin e vendimeve të GJKKO

March 11, 2026
Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

Nga lufta e Kosovës në Serinë A, Ylber Ramadani rrëfen rrugëtimin e vështirë

March 11, 2026

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In